Me dyer te mbyllura - Mizat

Jean-Paul Sartre FNK0035

New product

Përshkrim i shkurtër

Vepra ku Sartri doli me shprehjen e famshme dhe shumë të diskutuar: Ferri janë të tjerët! Tre shpirtra të mallkuar, Garcin, Inès, dhe Estelle, janë sjellë në të njëjtën dhomë në ferr nga një shërbëtor misterioz. Ata të gjithë prisnin tortura të tmerrshme për t'u ndëshkuar në përjetësi, por ndërkohë gjejnë një dhomë të modeluar në stilin e perandorisë franceze.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN978-9928-165-35-0

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Garcin nuk pranon të jetë fajtor, ai thotë se u ekzekutua sepse ishte pacifist, ndërsa Estelle këmbëngul se është bërë një gabim në dënimin e saj me vdekje. Vetëm Ines u kërkon të mos gënjejnë veten dhe të pranojnë krimet e kryera. Ajo refuzon të besojë se ata kanë përfunduar në atë dhomë rastësisht dhe shumë shpejt kupton se ata i kanë vënë në atë dhomë pikërisht për ta bërë njëri-tjetrin të mjerë. Pasi debatojnë për një kohë të gjatë, ata vendosin të tregojnë krimet që kanë kryer. Garcia tradhtonte dhe keqtrajtonte të shoqen. Ines joshi gruan e kushëririt të saj ndërkohë që jetonte me ta ndërsa Estelle kishte një lidhje dhe më pas vrau foshnjës që lindi nga ky bashkim. Të tre krijojnë situata të vështira. Estelle mundohet të vrasë Ines duke e goditur me thikë, por ky sulm është i kotë duke marrë parasysh se ata janë të vdekur. I Shokuar nga absurditeti i fatit të tij, Garcin konkludon: Ferri janë të tjerët! Miza - "Miza" është një pjesë e shkruar në vitin 1943 dhe është një adaptim i mitit të Elektrës. Pjesa rrëfen historinë e Orestit dhe motrës së tij Elektrës në përpjekje për t'u hakmarrë për vrasjen e babait të tyre, Agamemnonit, mbret i Argosit, i cili u vra nga nëna e tyre Klitemnestra dhe i dashuri I saj. Sartri ndërfut një temë ekzistenciale në pjesë, duke vënë Elektrën dhe Orestin në një luftë me Zeusin.

Data sheet

pages258
ISBN978-9928-165-35-0
Published year2013
Vendodhja e botimitTirane
Tipi i publikimitLibër
PërkthyesiEdmond Tupja; Diana Çuli