Catalog
Viewed products
Një roman magjepës nga Romain Gary;...
Subcategories
Ne romanin “ Nje tokesor ne luften mes planeteve”, imagjinata do te na dergoje shume larg, ne nje galaksi tjeter. Nje tokesor gjendet papritmas ne mes te nje lufte planetesh. Luftra ka ne toke, por edhe ne galaktika te tjera, te largeta ku jashtokesoret luftojne per te pushtuar planete, per te rrembyer sa me shume burime energie.
Thrilleri i shitur në 52 vende të botës: Vajza me tatuazhin e Dragoit takohet me Gjashtë Korbat - ky bestseller ndërkombëtar është një thriller që të ngjeth deri në kocka dhe jo vetëm për shkak të mjedisit të akullt të dimrit.
Kjo rrëfenjë fjalëkursyer është njëkohësisht një kronikë marramendëse e një udhëtimi të jashtëzakonshëm, një ushtrim në artin e durimit dhe një pranim i egërsisë së natyrës. Ky libër është gjithashtu një lutje për mbrojtjen e natyrës.
Qysh nga suksesi i saj i menjëhershëm, më 1813, “Krenari dhe paragjykim” ka mbetur një prej romaneve më popullore të letërsisë angleze. Vetë Jane Austen e quante këtë vepër të shkëlqyer “fëmijën e vet të dashur” dhe heroinën e saj plot gjallëri, Elizabet Benet, “si krijesën më të mrekullueshme të shfaqur ndonjëherë në libra”.
Ben Blushi vjen para lexuesit me nje tjeter roman futurist, i hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Pegi.
Një libër që hedh dritë mbi vijimësinë urbane 2500 vjeçare të qytetit të Tiranës. Një libër që evidenton rolin e rrugëve të komunikimit si faktor i rëndësishëm në themelimin dhe vazhdimësinë e jetës urbane. Çfarë historie fshihet pas emrit Brraka në qendër të Tiranës? Po familja Skurraj sa e vjetër është? Çfarë fshihet pas lidhjeve te forta urbane dhe...
Në faqet e këtij libri përshkruhet në detajet më të imëta e gjithë historia e tyre e dashurisë, që e mrekulloi botën, por edhe e trishtoi.
Peshkatarët e fjalëve është një ndërthurje e filozofisë me psikologjinë përmes një përralle plot fantazi që injekton në mënyrë të butë, të padukshme por të pashmangshme mësimet e jetës te fëmijët, njëkohshëm me dashurinë për fjalën dhe gjuhën…
Historia e arushit Tom vazhdon… Ai është rritur dhe po ashtu Andi, djali i vogël që e ndihmoi dikur. Do të kalojnë së bashku aventura të reja, nëpër të cilat miqësia do të bëhet më e fortë. Bashkë me ta do të jetë Egreta dhe shumë personazhe të tjera nga Lëndina dhe Qyteza.
Nuk zgjidhni ju te hyni ne KGB. Eshte KGB qe ju zgjedh ju. Kjo eshte historia e rralle e librit Zbuluesi, i cili hidhet ne qarkullim nga Botart qe nga data 4 nentor 2023: Nga rekrutimi te trajnimi, historia e vërtetë dhe e jashtëzakonshme e spiunit të vetëm të KBG-së që hyri në ENA për të depërtuar në administratën franceze. Nëse duam vërtet të kuptojmë...
Botimi i shumëpritur, në shqip nga Botart rreth Antonio Gramshit, mendimtari me i madh italian i shekullit te XX. Historia prekëse e një personaliteti të trazuar dhe të thellë, të pajisur me një gjenialitet aq depërtues, saqë ishte jashtë kohës së vet, ndoshta edhe jashtë sonës.
Në këtë botim, hap pas hapi, shpaloset jeta e Fajnmanit, një gjeni i papërmbajtshëm, i paimitueshëm, i pazëvendësueshëm, cili u rrit në kohën e Depresionit të Madh dhe mes stuhisë së Luftës së Dytë Botërore, ku mundësia për të pasur një vend në universitet ishte shumë e kufizuar nëse kishe prejardhje hebreje.
Ahmet Prençi sjell për lexuesit një histori bashkëkohore me një mozaik historish të vërteta. Romani “Anja” është vlerësuar me çmimin “At Gjergj Fishta”. Libri është botuar në Turqi nga Shtëpia Botuese “Artprint”
Pas suksesit te jashtezakonshem qe ka pasur kudo ne bote, - por edhe ne Shqiperi me librin e pare Dashuria, vjen edhe romani i dyte Lojera, nga seria trilluese Twisted Love, - perkthyer nga Ajsela Koka dhe hedhur ne qarkullim nga Botimet Dritan. Porosite qe tani! Me date 7 nentor dhe ne vazhdim libri vjen ne duart tuaja, te dashur lexues!
I ngjizur pas një gjysmë shekulli udhëtimesh dhe përsiatjesh, "Vendet e mia" rrëfen historinë e Europës qysh nga dalja e saj prej ferrit të luftës në vitin 1945: sesi dalëngadalë e mori veten dhe u rindërtua, u çlirua dhe u bashkua për t'iu qasur idealit të një "Europe të tërë e të lirë". Për t'u lëkundur sërish, më pas.
Ky libër tregon historinë e mendimit të bardhë, origjinën dhe funksionimin e tij, mënyrën se si ai përçan, si është përhapur nëpër botë aq sa sot është bërë universal, ka depërtuar deri në ajrin që thithim.