Kenge Krishtlindjeje View larger

Kenge Krishtlindjeje

Charles Dickens BDI0633

New product

Përshkrim i shkurtër

I botuar për herë të parë më 19 dhjetor 1843, libri pati menjëherë një sukses të madh editorial, të jashtëzakonshëm për kohën. Botimi i ilustruar, me një kopertinë në të kuqe të lehtë, shkronja të arta dhe ilustrime të ngjyrosura me dorë, i bëri të gjithë, të rritur e fëmijë, për vete. Një vepër që Dickensi e shkroi në vetëm gjashtë javë, për të plotësuar nevojat e familjes dhe që, brenda një viti, u kthye në frymëzim për të paktën tetë shfaqje teatrale, duke i hapur udhë një rryme të vërtetë letrare.

More details

2 Items

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928366832

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Është një dimër i acartë ai kur fillon historia, tamam vigjilja e Krishtlindjes: për disa - periudha më e bukur e vitit, ndërsa për plakun Skruxh, i vetmuar dhe i mbyllur në guaskën e vet si midhje, është thjesht "koha kur shihesh në pasqyrë dhe i bie në të se je një vit më i plakur, por as edhe një orë më i pasur". Në mbrëmje, pas një "trokitjeje" në derë, Skruxhi sheh fantazmën e Marlit, ortakut të tij të dikurshëm, i cili ka shtatë vjet që ka vdekur! Fillon kështu një natë me hije e imazhe nga e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja, një natë me ngjarje të mbinatyrshme, që do t'ia ndryshojnë shpirtin dhe jetën përgjithmonë Skruxhit.

Këngë Krishtlindjeje, i ilustruar, që do ta lexoni pa dyshim me dëshirë dhe gaz, falë edhe përkthimit poetik të Virgjil Muçit, tregon për Londrën e Dickensit, për pasurinë dhe varfërinë, zakonet dhe idealet e Krishtlindjes, që në kohët e tij e deri më sot. Fjalët e mrekullueshme të Këngës dhe konteksti i tyre magjepsës, tok, kanë frymëzuar brezat e rinj me mesazhin e Dickensit: që mund dhe duhet të ndryshojmë ne vetë dhe bota jonë, për mirë!

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages160
ISBN9789928366832
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiVirgjil Muçi
RomanMagic & symbolist
I ri1