Ardhja e verës I sjell Xhoit një të papritur të këndshme. Ajo është pranuar në një kurs performance në Londër, bashkë me disa nxënës më të rritur se ajo. Por ka një problem: do të shkojë edhe Laila me të, nxënësja më e mirë e klasës. Ç’do të ndodhë? Xhoi dhe Laila zakonisht nuk shkojnë mirë me njëra – tjetrën: A do ta gjejnë gjuhën e përbashkët këtë herë?...
Dileta është një nxënëse e re në Akademi. Ajo vjen nga një qytet i vogël i largët. Familja e Xhoit e fton të jetojë në shtëpinë e tyre. Kështu, Xhoi ndihet gjithmonë e vëzhguar dhe është e detyruar ta përfshijë Diletën në çdo çast të jetës së saj. Si të mos mjaftonte kjo, Madamë Olenska është e pakënaqur nga e gjithë klasa dhe kjo gjë bën të shpërthejnë...
Libri “Një elefant elegant” i serisë “Luaj dhe shkruaj” është një përrallë me pengesa, krijuar enkas për fëmijët që sapo kanë mësuar të shkruajnë e të lexojnë (6-8 vjeç). Përralla është ndryshe nga të tjerat, se është e papërfunduar: pret që ti “Superheroi Shpëtues i Përrallës” t’i plotësosh shkronjat te fjalët e tekstit në faqet e djathta dhe më pas ta...
Përbindësha shakatarë me pamje nga më të çuditshmet të presin te këndi i lojërave! Hyr e zbuloji njëri pas tjetrit. Lojëra tmerruese dhe krijese të përbindshme të presin me kurthet e tyre nga më të çuditshmet! Edhe po hyre mos të të gënjejë mendja se mund të dalësh edhe aq lehtë prej andej.
Një tufë njëbrirëshash janë larguar nga Lugina e Ylberit në kërkim të një aventure kukafshehtas. A mund t’i gjesh të shtatë njëbrirëshat shumëngjyrësh në çdo pamje? Një vend i rrëmujshëm kampingu, një koncert muzikor i hatashëm, një muze madhështor dhe një safari përvëlues... janë 17 vende, nga më argëtueset rretheqark botës, për t’u eksploruar bashkë me...
Na ishin njëherë e një kohë tre ujq të vegjël, që donin të ndërtonin një shtëpi.Por Runi-Runi, derri i keq dhe dinak, kishte bërë plane të tjera me mendjen e tij... Ky libër vjen me ilustrimet fantastike të Helen Oxenbury
Argëtohuni duke lexuar këto rrëfenja të vogla magjike që vogëlushët të jenë më të lumtur dhe të flenë më ëndrra të bukura. Mësoni rreth kafshëve të fermës dhe aventurave të tyre.
Argëtohuni duke lexuar këto rrëfenja të vogla magjike që vogëlushët të jenë më të lumtur dhe të flenë më ëndrra të bukura. Nisuni në aventurat e piratëve dhe lundroni me ta në anijet e imagjinatës.
Argëtohuni duke lexuar këto rrëfenja të vogla magjike që vogëlushët të jenë më të lumtur dhe të flenë më ëndrra të bukura. Lexojuni fëmijëve tuaj përrallat klasike të famshme dhe futini ata në botën magjike të përrallave dhe princeshave.
Argëtohuni duke lexuar këto rrëfenja të vogla magjike që vogëlushët të jenë më të lumtur dhe të flenë më ëndrra të bukura. Lexojini fëmijëve tuaj fabulat e famshme të Ezopit, të cilat vijnë tek ju në një përmbledhje fantastike.
Koni luan "floktoresh". Por bigudinat me lapsa dhe çamçakëz kanë ngecur keq te flokët. Këtë punë e zgjidh vetëm gërshëra. Por ajo nuk ka qenë kurrë më parë në floktore. A të dhemb kur i pret flokët?
Koni përhumbet në sytë e kafenjtë të Filipit kur e shesh. Fluturat në stomak nuk po i ikin.
Koni është e lumtur. Më në fund ajo do të shkojë në fermën e kuajve.
Daja i Anës ka ftuar mbesën e tij dhe shoqet e saj në hotelin e tij kështjellë. Kjo është fantastike!
Koni mezi pret të shkojë në plazh e të flejë në tendën e kampingut.
Koni dhe familja e saj kanë zgjedhur t’i kalojnë pushimet dimërore në një kasolle të vetmuar në mal.
Koni udhëton me prindërit dhe Jakobin për në Greqi. Më në fund, pushime!
Koni, Ana dhe Billi kalojnë disa ditë pushime në Itali. Shoqet vizitojnë gjyshen e Billit në një fshat të vogël, në afërsi të Napolit. Koni njihet me Romën, lahet në detin Mesdhe dhe ngjitet në Vezuv. Por, mbi të gjitha, në Romë Koni dhe shoqet e saj shijojnë akullorën më të mirë në botë!
Koni duhet t’i dalë në krahë Billit. Tanja, një nxënëse e klasës paralele, keqtrajton shokët e saj të klasës.
Koni dhe shoqet e saj janë të entuziazmuara. Ato do të shkojnë në fermë tek Anika dhe do të ngrenë atje çadrën e kampingut. Së bashku do të kalojnë një fundjavë fantastike, por... në planet e tyre nuk kishin llogaritur bandën e djemve të fermave fqinje.
Filipi i ka dhuruar Konit një kalendar për Krishtlindje.
Maksi dhe shokët e tij ndihen të gëzuar. Shumë shpejt ata do të bëjnë një udhëtim me klasën.