Nje elefant elegant

Rudina Çupi A-008063

New product

Përshkrim i shkurtër

Libri “Një elefant elegant” i serisë “Luaj dhe shkruaj” është një përrallë me pengesa, krijuar enkas për fëmijët që sapo kanë mësuar të shkruajnë e të lexojnë (6-8 vjeç). Përralla është ndryshe nga të tjerat, se është e papërfunduar: pret që ti “Superheroi Shpëtues i Përrallës” t’i plotësosh shkronjat te fjalët e tekstit në faqet e djathta dhe më pas ta lexosh. Në fund mund të zbavitesh me lojërat zhdërvjelltësuese, si fjalëkryqet. Ilustrimet e Ledia Kostandinit janë fantastike dhe mund të të nxitin të krijosh edhe ti ca si ato.

More details

19 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Pupëz
ISBN9789928219954

400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

4 other products in the same category:

More info

Merr lapsin, mprih vëmendjen dhe ndreqi shkronjat e shkruara gabim te faqet e djathta të librit.

Në fund ka një kënd lojërash me fjalët ku ti mund të zbavitesh.

Mos harro që historitë që rindërtove me doçkat e tua t’ia lexosh para gjumit lodrës sate të dashur, vëllackos, motrushes, mamit, babit, gjyshit, gjyshes, .... apo kujt të duash TI!

Librat e kësaj serie përmbajnë lojëra zhdërvjelltësuese me shkronjat, fjalët, kuptimet, fjalëkryqet, gjeëgjëzat, rimat, rrëfimet e madje edhe me figurat e me numrat. U kushtohen fëmijëve që sapo kanë filluar të lexojnë dhe kujtdo që i pëlqen të argëtohet duke ndërvepruar me librin dhe të lërë gjurmët e tij në të. Përmes këtyre librave, fëmijët përveçse përmirësojnë shkrimin dhe leximin, kuptimin dhe njohuritë, por bëhen edhe lexues aktivë, mprehin vëmendjen dhe logjikën dhe shprehin anën e tyre krijuese.

                                                 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages40
ISBN9789928219954
Published year2018
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 9 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat20 x 20
I ri1