I ri Valet Shiko më të madhe

Valet

Virginia Woolf BDI0561

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Valët konsiderohet si vepra artistike më e vështirë dhe më sfiduese e Virginia Woolfit. Vetë ajo e konsideronte si librin e saj "më të vështirë dhe më kompleks".

Më shumë detaje

1097 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928366580

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Është një libër sui generis, jo vetëm për  krijimtarinë e Woolfit, por për prozën angleze në tërësi. Janë nëntë episode me monologët e gjashtë personazheve, Bernardit, Nevilit, Luisit, Suzanës, Xhinit dhe Rodës, ku paraqitet jeta e tyre që nga fëmijëria e hershme deri në moshë të mesme. Në këta monologë, ata "thonë" fakte dhe jetë dhe "mendojnë" rreth reflektimeve e ëndrrave. Zërat bashkohen në një frymë të vetme, si një valë që tregon ekzistencën e secilit prej të gjashtëve, dhe jo vetëm të njërit. Valët janë forma e romanit: valët e detit, të dritës, të kohës, të emocionit, të gjesteve dhe të dhimbjes.

Monologët e personazheve shkrihen me njëri-tjetrin dhe duket se i gjithë teksti rrëfehet nga uni kolektiv, që shtrihet përtej çdo uni individual që i bashkon ata.

Monologët ndërthuren me disa fragmente që Woolfi i ka emërtuar "interlude të natyrës", të cilat paraqesin në mënyrë impersonale një peizazh bregdetar dhe lëvizjen e diellit nga agimi deri në perëndim dhe që përkojnë me rrjedhën e jetës së personazheve.

Qëllimi i Woolfit në këtë vepër ishte që, nëpërmjet kësaj ndërthurjeje, të krijonte një vepër e cila, ndonëse në prozë, t'i përngjante një "drame poetike".

Të dhëna

Faqe268
ISBN9789928366580
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiLoran Gami
RomanPsikologjik