I ri Cmim i reduktuar! Business book and mag Shiko më të madhe

Business book and mag

Grup autorësh A-007532

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

 

Ky set vjen nje kombimin me librin me te fundit per bitcoinin, monedhen virtuale qe po trondit tregjet boterore dhe menyren e perdorimit te parase, si dhe revisten Business Magazine nr. 27, e cila ofron informacione nga bota e sipermarrjes, marketingut, teknologjise, evolucionit digjital, etj.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

2 610 Lekë

-10%

2 900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti permban revisten Business Magazine dhe librin:

“Revista Business Magazine nr. 27” nga New Media Communication

Hidhet ne qarkullim revista e biznesit Business Magazine Nr. 27. Ne kete numer gjeni intervista, protagoniste biznesi, aktore te politikave te sipermarrjes, personazhe nga bota e motivimit dhe zhvillimit personal, ide biznesi, dhe informacione te tjera per marketingun, marketingun digjital apo evente nga bota e sipermarrjes

Numri 27 i revistës Businessmag, histori personazhesh, sipërmarrje, sfida dhe motivim: Njihuni me Silvana Kulla, sipërmarrësja që ka bërë një revolucion në industrinë e mobilerisë. Kompania e saj, ofruese e pajisjeve teknologjike, ka qenë si bazë zhvillimi për mobileritë në vend. Mimoza Vojka është një sipërmarrëse, frymëzim për çdo sipërmarrës që do të sigurojë sukses. Ajo është kombinimi perfekt i një profesionisteje, menaxhereje dhe besnike e standardeve të larta në prodhim dhe trajnimin e punonjësve të kompanisë së saj. Jemi të lumtur që intervistën e parë për mediat e shkruara, ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilali e dha për ne. Mes shembujve të mirë ju kemi sjellë Daniel Nikollën, një djalë ambicioz, por edhe me një shpirt të madh. Ai vrapoi për një kauzë të rëndësishme në Maratonën e Tiranës. Për të gjithë të interesuarit në zhvillimin personal dhe gjetjen e qetësisë së brendshme, ju sjellim librin e fundit të Sheki Usein “Kthesa e Madhe”. Fluturoni bashkë me ne, mes vizionesh të konsideruara të pa-mendueshme më parë, tek flasim për risitë dhe inovacionet që vijnë nëpërmjet investimeve nga milionerët më të mëdhenj të botës për zgjatjen e jetës dhe dominimin e hapësirës.  Ndërkohë, kthehemi sërish me këmbë në tokën tonë të dashur, kur eksplorojmë së bashku histori brandesh shqiptare, të cilat po pozicionohen në mendjet tona dhe në stilin tonë të të jetuarit nëpërmjet bisedës me Arbër Çepani. Nuk mungon kalendari i eventeve, më aktiv se kurrë i mbushur me takime, konferenca, programe përshpejtimi për bizneset dhe zhvillime të reja rrjetëzuese, të nxitura dhe të menaxhuara nga vetë aktorët e komuniteti sipërmarrës. Këto dhe shumë artikuj të tjerë do mund t'i lexoni në numrin e ri të revistës

 

“Standardi i bitcoin-it” nga Saifedean Ammous

Për cilindo që po kërkon një shpjegim të qartë të kësaj paraje të re digjitale, Standardi i Bitcoin-it është burimi i nevojshëm.

Në Standardin e Bitcoin-it, ekonomisti Saifedean Ammous i shëtit lexuesit përmes historisë së mrekullueshme të teknologjive të parasë dhe zbulon arsyen se si këto teknologji fituan rolin e tyre monetar, si e humben, çfarë na meson kjo gje mbi veçoritë dëshirueshme të parasë dhe se si Bitcoin-i është ndërtuar për të përmirësuar këto teknologji. Ammous-i sqaron përfitimet ekonomike, shoqërore, kulturore dhe politike të parasë së shëndetshme kundrejt asaj jo të shëndetshme për të mundësuar një diskutim të gjerë mbi rolin potencial që Bitcoin-i mund të luajë në ekonominë digjitale të së ardhmes. Në vend që ta trajtojë Bitcoin-in si një monedhë për kriminelët ose si një rrjet të lirë pagese, ky libër flet për të si një alternative e decentralizuar tregut të lirë dhe paanshmërinë politike përkundrejt alternativës aktuale të bankave qendrore, të cilat sjellin implikime potencialisht të mëdha ndaj lirisë dhe mirëqënies.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri