I ri Revista Business Magazine nr. 27 Shiko më të madhe

Revista Business Magazine nr. 27

New Media Communication A-007372

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Hidhet ne qarkullim revista e biznesit Business Magazine Nr. 27. Ne kete numer gjeni intervista, protagoniste biznesi, aktore te politikave te sipermarrjes, personazhe nga bota e motivimit dhe zhvillimit personal, ide biznesi, dhe informacione te tjera per marketingun, marketingun digjital apo evente nga bota e sipermarrjes.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

24 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Numri 27 i revistës Businessmag, histori personazhesh, sipërmarrje, sfida dhe motivim:

Njihuni me Silvana Kulla, sipërmarrësja që ka bërë një revolucion në industrinë e mobilerisë. Kompania e saj, ofruese e pajisjeve teknologjike, ka qenë si bazë zhvillimi për mobileritë në vend.

Mimoza Vojka është një sipërmarrëse, frymëzim për çdo sipërmarrës që do të sigurojë sukses. Ajo është kombinimi perfekt i një profesionisteje, menaxhereje dhe besnike e standardeve të larta në prodhim dhe trajnimin e punonjësve të kompanisë së saj.

Jemi të lumtur që intervistën e parë për mediat e shkruara, ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilali e dha për ne.

Mes shembujve të mirë ju kemi sjellë Daniel Nikollën, një djalë ambicioz, por edhe me një shpirt të madh. Ai vrapoi për një kauzë të rëndësishme në Maratonën e Tiranës.

Për të gjithë të interesuarit në zhvillimin personal dhe gjetjen e qetësisë së brendshme, ju sjellim librin e fundit të Sheki Usein “Kthesa e Madhe”.

Fluturoni bashkë me ne, mes vizionesh të konsideruara të pa-mendueshme më parë, tek flasim për risitë dhe inovacionet që vijnë nëpërmjet investimeve nga milionerët më të mëdhenj të botës për zgjatjen e jetës dhe dominimin e hapësirës.

Ndërkohë, kthehemi sërish me këmbë në tokën tonë të dashur, kur eksplorojmë së bashku histori brandesh shqiptare, të cilat po pozicionohen në mendjet tona dhe në stilin tonë të të jetuarit nëpërmjet bisedës me Arbër Çepani.

Nuk mungon kalendari i eventeve, më aktiv se kurrë i mbushur me takime, konferenca, programe përshpejtimi për bizneset dhe zhvillime të reja rrjetëzuese, të nxitura dhe të menaxhuara nga vetë aktorët e komuniteti sipërmarrës.

Këto dhe shumë artikuj të tjerë do mund t'i lexoni në numrin e ri të revistës

 

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe128
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitRevistë
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë