Cmim i reduktuar! Dy lexime utopike Shiko më të madhe

Dy lexime utopike

Grup autorësh A-000519

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ne kete set kemi bere bashke dy autore: Jevgenij Zamjatin dhe Sigizmund Krzhizhanovskit, te cilet me fuqine e tyre imagjinative e kane plazmuar boten dhe i kane dhene forme te ardhmes permes rrefimeve te tyre. Romani “Ne” dhe libri me tregime “Kujtimet e se ardhmes” jane ndalesa te fuqishme letrare qe secili duhet ti beje pjese te leximeve te tyre.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

1 755 Lekë

-10%

1 950 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me dy libra permban:

“NE” nga JEVGENIJ ZAMJATIN

Romani “Ne” i autorit rus Jevgenij Zamjatin është antiutopia e parë në fushën e letërsisë e të teorive shoqërore, njëherësh kryevepër letrare e autorit dhe vepër klasike e antiutopisë.

E zhvendosur në kohë për njëmijë vjet, merr dhe karakterin e ukronisë. Mbasi ngjarjet në tokë kanë marrë një formë të kryer (të mbaruar), situata do të zhvendoset në Kozmos, për të përçuar e bartur gjendjen e “lumturisë njerëzore” në të gjitha botët. [...]

“Ne”, në të vërtetë, kaloi nivelin e një kryevepre autoriale. Së pari, sepse u bë klasikë e një lloji të veçantë letrar. Së dyti, sepse u bë amëz (edhe paramodel) i veprave të rëndësishme të antiutopisë, në mënyrë të veçantë në trashëgiminë kulturore të Anglisë e të Amerikës.

Qoftë duke mos e pranuar, qoftë duke e pranuar hapur e qartë, vepra e Olldës Haksllit, “Më e mira e botëve”, dhe vepra e famshme e Xhorxh Oruellit, “1984”, tani konsiderohen bija të antiutopisë së Zamjatinit.

“Kujtimet e se ardhmes” nga Sigizmund Krzhizhanovski

Të shkruara në Moskë në vitet '20 - por të cilësuara nga censura e kohës tepër subversive, sikur dhe thjesht për t'u dërguar për mendim tek ndonjë botues - novelat dhe tregimet e shquara në këtë libër, sprovojnë gjithë imagjinatën e pakufishme të Sigizmund Krzhizhanovskit, humorin e zi dhe ironinë të cilat të lënë pa frymë: një burrë humb rrugën në mbeturinat e mëdha të zeza të dhomës së vet të vogël; e famshmja Kulla Eifel rend e çoroditur; një shpirt dashamir ëndërron të shesë gjithçka që nevojitet për të kryer vetëvrasje; një pasagjer i hutuar merr trenin e gabuar dhe udhëton nëpër një vend ku nata është ditë, makthet janë realitet dhe shpinat e të gjitha fakteve janë thyer; një njeri që kërkon punë merr drejtimin për nga logjika, por nuk bashkohet me të pasi nuk ka asnjë siguri nëse logjika do të mbijetojë; një kufome të shoqërueshme i mungon funerali i vet; një shpikës përndritet një grimherë nga rrezatimi i largët të ardhmes komuniste.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë