JEVGENIJ ZAMJATIN A-005308
Libër i ri
Romani “Ne” i autorit rus Jevgenij Zamjatin është antiutopia e parë në fushën e letërsisë e të teorive shoqërore, njëherësh kryevepër letrare e autorit dhe vepër klasike e antiutopisë.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Zambaku | |
| ISBN | 9789995608692 | |
E zhvendosur në kohë për njëmijë vjet, merr dhe karakterin e ukronisë. Mbasi ngjarjet në tokë kanë marrë një formë të kryer (të mbaruar), situata do të zhvendoset në Kozmos, për të përçuar e bartur gjendjen e “lumturisë njerëzore” në të gjitha botët. [...]
“Ne”, në të vërtetë, kaloi nivelin e një kryevepre autoriale. Së pari, sepse u bë klasikë e një lloji të veçantë letrar. Së dyti, sepse u bë amëz (edhe paramodel) i veprave të rëndësishme të antiutopisë, në mënyrë të veçantë në trashëgiminë kulturore të Anglisë e të Amerikës.
Qoftë duke mos e pranuar, qoftë duke e pranuar hapur e qartë, vepra e Olldës Haksllit, “Më e mira e botëve”, dhe vepra e famshme e Xhorxh Oruellit, “1984”, tani konsiderohen bija të antiutopisë së Zamjatinit.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 242 |
| ISBN | 9789995608692 |
| Viti i Botimit | 2017 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Agron Tufa |
| Roman | Psikologjik |