Aventurat e Sherlok Holmsit - BDR View larger

Aventurat e Sherlok Holmsit - BDR

Artur Konan Dojl A-004792

New product

Përshkrim i shkurtër

AVENTURAT E SHERLOK HOLMSIT është një përmbledhje prej dymbëdhjetë tregimesh nga Artur Konan Dojli, me personazh kryesor detektivin Sherlok Holms.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Dritan
ISBN9789928184436

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Ky vëllim është botuar për herë të parë në 14 tetor 1892, ndonëse tregimet më vete kishin qenë botuar në revistën STRAND nga qershori i vitit 1891 deri në korrik 1892.

Tregimet nuk janë në rendin kronologjik dhe të vetmet personazhe të përbashkëta në të dymbëdhjeta janë Holmsi dhe Dr. Uotsoni. Si të gjitha tregimet e Sherlok Holmsit, përveç katër syresh, tregimet e këtij vëllimi rrëfehen në vetën e parë nga këndvështrimi i Dr. Uotsonit.

Në përgjithësi, tregimet te AVENTURAT E SHERLOK HOLMSIT vënë në dukje dhe përpiqen të korrigjojnë padrejtësitë shoqërore. Holmsi portretizohet si detektivi që ofron një sens drejtësie të ri, më të ndershëm.

Tregimi i parë, “Skandal në Bohemi”, përfshin personazhin e Irenë Adlerit, e cila, ndonëse paraqitet vetëm në këtë tregim nga Dojli, është një personazh i shquar në përshtatjet moderne të Sherlok Holmsit, përgjithësisht si një figurë që zgjon interes dashuror te Holmsi.

Katër tregime të këtij vëllimi bëjnë pjesë në dymbëdhjetë tregimet e Sherlok Holmsit më të parapëlqyera të Dojlit, mes të cilëve “Aventura e Shiritit me Pika”, si tregimi më i dashur për të.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages318
ISBN9789928184436
Published year2016
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiManushaqe Bako; Ersi Terolli; Erind Bako