Bahri Beci ERI0003
New product
Vepra shtjellon të gjitha nocionet bazë të gramatikës së gjuhës shqipe. Ajo ofron të dhëna në sistem për shqipen e sotme standarde. Ajo jep mundësi të njihet struktura fonetike e gramatikore e shqipes standarde.
Shtëpia Botuese | EDFA | |
| ISBN | 978-99927-867-7-9 | |
Vepra është rezultat i përpjekjeve dhe i përvojës së gjatë të autorit për rinovimin dhe modernizimin e mësimit të gjuhës amtare në shkollë. Ajo vjen pas botimit më parë të "Gramatika e gjuhës shqipe" për mësuesit e gjuhës shqipe. Vepra shtjellon të gjitha nocionet bazë të gramatikës së gjuhës shqipe.
Ajo ofron të dhëna në sistem për shqipen e sotme standarde. Ajo jep mundësi të njihet struktura fonetike e gramatikore e shqipes standarde. Vepra është e thjeshtë në paraqitje dhe e ilustruar me shembuj të mjaftueshëm që bëjnë të mundur kuptimin e zbatimin me lehtësi të saj.
Vepra u drejtohet të gjithëve, sepse të gjithë kemi nevojë ta përmirësojmë gjuhën tonë të folur e të shkruar, u drejtohet nxënësve të niveleve të ndryshme të shkollimit, të cilët mund ta përdorin si një vepër konsultimi në përpjekje për përvetësimin e programit shkollor, prindërve që duan të ndihmojnë fëmijtë e tyre, mësuesve, të cilët do të gjejnë këtu përgjigjie të shpejta për problemet që lidhen me zbatimin e programit shkollor, por edhe studentëve që duan të kenë të sintetizuar në një vepër tërësinë e nocioneve që lidhen me strukturën fonetiko – gramatikore të shqipes.
Vepra mbështetet dhe merr parasysh rezultatet e arritura deri tani nga gjuhësia shqiptare; ajo niset prej tyre, por merr parasysh edhe arritjet e gjuhësisë së sotme në këtë fushë. Në këtë kuptim ajo është një vepër e re që shpresojmë të luajë rolin e saj edhe në rinovimin dhe modernizimin e mësimit të shqipes.
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 256 |
| ISBN | 978-99927-867-7-9 |
| Published year | 2010 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
Ky libër tregon kalvarin personal, por në një kauzë më të madhe, që shkon në zbardhjen e së vërtetës, të marrëdhënieve që ndërtoi komunizmi me studiuesit nën kupolën e quajtur Akademia e Shkencave, konkretisht në Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë, ku gjuhëtari Bahri Beci punoi për 40 vite.
Vepra “Struktura dialektore e gjuhës shqipe” e Prof. dr. Bahri Beci shfaqet pas botimit tw një Atlas dialektologjik të gjuhës shqipe si një domosdoshmëri, duke pasur parasysh dhe realitetin gjeopolitik të bashkësisë shqipfolëse. Përvoja e gjatë e prof. dr. Bahri Becit dhe egoja e mirë shkencore e tij për të qenë sa më koherent me zhvillimet e reja...
Vjetërsia dhe autoktonia e shqiptarëve, nën dritën e të dhënave të dialektologjisë sonë historike, përbëjnë temat e këtij studimi shkencor. Në mënyrë metodike bëhet edhe një pasqyrë e tipareve dalluese të dy dialekteve të shqipes. Libri u vjen në ndihmë studentëve dhe kujtdo që interesohet për historinë e popullit dhe gjuhës së tij.
Akademik Bahri Beci ka lene nje tekst Abetareje, permes te ciles vogelushet mund te mesojne lehtesisht shkronjat e para te gjuhes shqipe.