Bahri Beci

Akademik Bahri Beci ka lindur në vitin 1936 në Shkodër. Pas mbarimit të studimeve universitare (1958) u emërua kërkues shkencor në Institutin e Gjuhësisë e Letërsisë, ku kreu detyra të rëndësishme drejtuese, si përgjegjës sektori e drejtues projektesh, sekretar shkencor dhe drejtor.


Në funksion të qëllimit të formimit të një brezi të ri studiuesish Bahri Beci u dërgua për specializim në Paris, ku mbrojti doktoratën me temën Le système vocalique et consonantique du parler de la ville du Shkodra / “Sistemi zanor dhe bashkëtingëllor i së folmes së qytetit të Shkodrës. Më pas, me kthimin në Tiranë, përfundoi disertacionin e shkallës së parë me studimin ”Të folmet e gegërishtes qendrore” dhe disertacionin e shkallës së dytë me studimin Të folmet veriperëndimore të shqipes dhe sistemi fonetik i të folmes së Shkodrës.


Veprimtaria universitare e Bahri Becit shtrihet në disa vende, duke përfshirë Institutin e Gjuhëve dhe Qytetërimeve Orientale në Paris INALCO. Bahri Beci është anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (2008) dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe i redaksisë së Atlas Linguorum Europae (ALE).


Fusha kryesore e veprimtarisë shkencore-kërkimore të Bahri Becit ka qenë historia e dialekteve dhe nëndialekteve të shqipes. Brenda kësaj problematike vend qendror zunë studimet dialektologjike për të folmet veriperëndimore dhe qendrore të shqipes (Shkodër, Dibër).


Bahri Beci mori pjesë si delegat dhe nënshkrues i Rezolutës së Kongresit të Drejtshkrimit (1972) dhe është autor i dy studimeve monografike për proceset njësuese në formimin e shqipes letrare të sotme. Si studiues në gjuhësinë ballkanologjike Bahri Beci ka lënë gjurmë me kontributet për pozicionin e shqipes në lidhjen gjuhësore ndërballkanike.


Bahri Beci sintetizoi arritjet e punës së tij në vepra me karakter normativ. Vepra shkencore e Bahri Becit karakterizohet nga sinergjia e studiuesit në ekspeditë kërkimore dhe njëherësh në një proces formimi të thelluar bashkëkohor perëndimor.


U nda nga jeta më datë 20 gusht 2023, duke lënë pas një veprimtari të shumanshme në disa fusha të gjuhësisë shqiptare historike e bashkëkohore për më shumë se gjashtë dekada; autor i dhjetëra veprave monografike dhe studimore në fushën e dialektologjisë, të fonetikës, të gramatikës, të rrugës së formimit të shqipes së njësuar, të historisë së gjuhës shqipe dhe të statusit të saj në lidhjen gjuhësore ballkanike.


 

Lista e librave të autorit

Showing 1 - 5 of 5 items
  • Quick view
    550 Lekë In Stock

    Akademik Bahri Beci ka lene nje tekst Abetareje, permes te ciles vogelushet mund te mesojne lehtesisht shkronjat e para te gjuhes shqipe.

    550 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    500 Lekë In Stock

    Vjetërsia dhe autoktonia e shqiptarëve, nën dritën e të dhënave të dialektologjisë sonë historike, përbëjnë temat e këtij studimi shkencor. Në mënyrë metodike bëhet edhe një pasqyrë e tipareve dalluese të dy dialekteve të shqipes. Libri u vjen në ndihmë studentëve dhe kujtdo që interesohet për historinë e popullit dhe gjuhës së tij.

    500 Lekë
    In Stock
  • Vepra shtjellon të gjitha nocionet bazë të gramatikës së gjuhës shqipe. Ajo ofron të dhëna në sistem për shqipen e sotme standarde. Ajo jep mundësi të njihet struktura fonetike e gramatikore e shqipes standarde.

  • Quick view
    700 Lekë Out of stock

    700 Lekë
    Add to cart More
    Out of stock
  • Quick view
    1 400 Lekë Out of stock

    Vepra “Struktura dialektore e gjuhës shqipe” e Prof. dr. Bahri Beci shfaqet pas botimit tw një Atlas dialektologjik të gjuhës shqipe si një domosdoshmëri, duke pasur parasysh dhe realitetin gjeopolitik të bashkësisë shqipfolëse. Përvoja e gjatë e prof. dr. Bahri Becit dhe egoja e mirë shkencore e tij për të qenë sa më koherent me zhvillimet e reja...

    1 400 Lekë
    Add to cart More
    Out of stock
Showing 1 - 5 of 5 items