Gjuha shqipe dhe historia e saj (HC) View larger

Gjuha shqipe dhe historia e saj (HC)

Shaban Demiraj BO0169

New product

Përshkrim i shkurtër Janë rreth 10.000 faqe të botuara që mbajnë dhe gëzojnë firmën dhe autoritetin e albanologut Shaban Demiraj. Kjo monografi I bashkëlidhet kështu natyrshëm gjerdanit të veprave dhe morisë së studimeve të autorit, duke ruajtur si e tillë edhe mëvetësinë e saj.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928164773

3 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Mbi autorin Shaban Demiraj (1920 - ). Gjuhëtar, profesor, akademik, anëtar i ASHAK, Mësues i Popullit. Në vitet 1993 1997 ka qenë kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Lindi në Vlorë. Kreu shkollën e mesme (medresenë) në Tiranë dhe studimet e larta në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë në Institutin Pedagogjik Dyvjeçar (1946 1948) dhe më pas në Institutin e Lartë Pedagogjik (1954 1955). Në vitet 1948 1954 punoi si mësues në disa shkolla të mesme (Gjirokastër, Tiranë). Në vitin 1954 filloi punën si pedagog në Institutin e Lartë Pedagogjik dhe më pas në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë të Universitetit të Tiranës, ku shërbeu deri më 1990, kur doli në pension. Kështu, ai punon si mësues, profesor e shkencëtar mbi 60 vite, çka përbën në vetvete rekord në historinë e arsimit në Shqipëri. Si docent universiteti, ai ka mbajtur kurse leksionesh për një numër të qenësishëm lëndësh albanistike dhe albanologjike, si për morofologjinë e gjuhës së sotme shqipe, për gramatikën historike të gjuhës shqipe (shekujt XVII XIX), si edhe një kurs special për gjuhësinë ballkanike. Për këto lëndë hartoi tekstet përkatëse, që u botuan si dispensa e libra më vete, me të cilët punojnë edhe sot universitete të Shqipërisë, Kosovës, të Maqedonisë etj. Drejtoi për 27 vjet katedrën e gjuhës shqipe në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë (1962 1989). Në vitet 1962 1966 ka qenë zëvendës dekan i Fakultetit të Historisë e të Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Ai është laureat i dy Çmimeve të Republikës: të klasit të dytë (1979) dhe të klasit të parë (1989). Është dekoruar me Urdhrin e Mjeshtër i Madh i Punës (2000). Është Qytetar Nderi i Vlorës (2001). Një jetë e tërë e mbushur me studim, me kërkim, me krijimtari shkencore të qëndrueshme, jetëgjatë. Ai ishte anëtar i komisionit organizues dhe delegat i Kongresit të Drejtshkrimit (1972), iu dhanë titujt e lartë Profesor (1972), Mësues i Popullit (1977), Profesor i Merituar (1990), anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (1989), kryetar i saj (1993 1997), anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (1996), anëtar i Akademisë Qendrore Europiane të Shkencave dhe të Arteve (1997), anëtar nderi i Akademisë Diplomatike të Londrës (2000), nënkryetar i A.I.E.S.E.E (Shoqata Ndërkombëtare e Studimeve të Europës Juglindore (1994 1998)

Data sheet

pages424
ISBN9789928164773
Published year2013
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë