Xheladin Gosturani A-006083
New product
"Gegërishtja Verilindore", është një botim postum i autorit Xheladin Gosturani, që vjen si studim i shumëpritur i një varieteti tejet të rëndësishëm por ende pak të shestuar të gjuhës shqipe.
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | Berk | |
| ISBN | 9789928462749 | |
Në një kohë kur lëvizjet e mëdha demografike të këtyre tri dekadave të fundit thuajse e patën shuajtur shpresën se ky varietet do të dokumentohej me të njëjtin përkushtim shkencor siç qe dokumentuar varieteti i gegerishtes veriperëndimore (pa folur për qarkun letrar të kesaj koineje), shfaqet ky studim sirtari i ruajtur falë kujdesit të trashëgimtarëve të Gosturanit.
Pas një detajimi të përimtë të shpërndarjes gjeografike të gegërishtes verilindore brenda dhe jashtë kufijve aktualë të Republikës së Shqipërisë, autori zbërthen tiparet e qenësishme dhe dalluese fonetike, morfologjike e leksikore të saj.
Një studim i tillë i shumëpritur dhe deri më sot i munguar nuk do kuptuar thjesht si një inventar të dhënash dialektore, por si një burim i pakohë të dhënash që na mundësojnë vendosjen në kohë e në hapësirë të teksteve tona të vjetra filologjike, të të cilat shumë pyetje ende nuk kanë marrë përgjigje.
E po ashtu do konsideruar edhe si një ndihmesë e madhe për të ripërcaktuar lëvizjet e popullatave shqipfolëse në ag të kohëve, kohë të cilat nuk e njohën dëshminë historiografike.
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 456 |
| ISBN | 9789928462749 |
| Published year | 2020 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |