Reduced price! Set me 3 libra, magjitë e Roald Dahl për të vegjlit View larger

Set me 3 libra, magjite e Roald Dahl per te vegjlit

Roald Dahl BCA101

New product

Përshkrim i shkurtër

Roald Dahl është shkrimtari më i dashur për fëmijët: Autori i “Gjigandi i madh i mirë”, “Shtriga”, “Çarli dhe fabrika e çokollatave” lexohet me një frymë për shkak të efektit magjik. Prandaj po e sjellim këtë set për lexuesit e vegjël. Lojërat e fjalëve aq zbavitëse e të vështira për t'u përkthyer janë sjellë në shqip mjeshtërisht nga shkrimtari Naum Prifti

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Çabej

2 151 Lekë

-10%

2 390 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti përmban këto tre libra të Roald Dahl

 

1. Çarli dhe fabrika e çokollatave (kliko këtu për të blerë veç librin)

Keni dëgjuar për Biletat e Arta? Po për Umpa-Lumpat? Po për çoko-televizorin dhe mrekullitë e tjera të fabrikës së çokollatave të Vili Vonkës: kurramele, sheqbar, manahunde, xhuxhube-mente?

Ku gjenden akulloret e nxehta për ditë të frohta, miniera e sheqer-gurit, pemët-bombone që mbillen në kopsht, çokollatat e padukshme për t'i ngrënë fshehtas në orë të mësimit, sheqerkat ngjitëse-nofullash për prindët fjalamanë...? Këto të gjitha Çarli Buketi i gjeti... në këtë libër "të ëmbël" të Roald Dahlit

2. Gjiganti i Madh i Mirë (kliko këtu për të blerë veç librin)

Qysh kur u botua së pari në vitin 1982, ky libër për fëmijë plot humor e fantazi ka shkulur gazit miliona të mitur e të rritur anembanë botës. Gjiganti i Madh i Mirë, ose GJMM, nuk është një gjigant si gjithë të tjerët. Ai është i dashur e zemërmirë, dhe për vogëlushen Sofia është vërtet një fat i madh që ai ekziston! Kur Sofia merr vesh se një tufë e madhe gjigantësh i janë drejtuar Anglisë për të kullufitur fëmijët e vegjël, ajo vendos t'i ndalojë ata njëherë e mirë. Por këtë do të mund ta bëjë vetëm me ndihmën e Gjigantit të Madh të Mirë. Kjo kryevepër e letërsisë për fëmijë e autorit anglez Roald Dahl, njëri prej shkrimtarëve për fëmijë më të dashur të të gjitha kohërave, është përshtatur së fundmi edhe si film nga S. Spielberg.

3. Shtrigat (kliko këtu për të blerë veç librin)

A e dini si njihen shtrigat? Shtrigat prej vërteti, jo shtrigat e përrallës? Ç'ngjyrë ka pështyma e shtrigave? Po të hasni Shtrigëmadhen, e dini kush është kjo? Jua merr mendja se ç'u punon ajo fëmijëve? Ç'erë bien kalamajtë për hundët e shtrigave? Për të mësuar të gjitha këto ndiqni djalin e vogël dhe gjyshen e tij në këtë histori zbavitëse.

Si e pësoi çuni i vogël prej shtrigave? Shtrigat, a pësuan gjë prej tij dhe prej Gjyshes, apo dolën pa u lagur...? Qulli magjik blerosh, i bërë me lëng bretkose, a e dini si vepron? Mbani frymën dhe mësoni për të gjitha këto në këtë libër "fantazmatik" të Roald Dahlit, autorit të mrekullueshëm të Gjigandi i Madh i Mirë, Çarli dhe fabrika e çokollatave e plot titujve të tjerë. Roald Dahl ëshë një nga shkrimtarët për fëmijë më të dashur e më zbavitës të të gjitha kohërave. Librat e tij janë përkthyer me sukses të jashtëzakonshëm në dhjetëra gjuhë, janë xhiruar filma e luajtur teatër. Gjiganti me Sofinë, Çarli, Vili Vonka e Umpa - Lumpat, Shtrigëmadhja e Çuni me Gjyshen, Matilda, Dani kampion bote e plot të tjerë janë sot nga personazhet më simpatikë që kanë bërë për vete me miliona lexues në mbarë botën.

Data sheet

Published year2010
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë