Librat e Krishtlindjeve 2023 per femije

Ben Miller, Raffaella Carnovale, Valeria De Domenico SET0372

New product

Përshkrim i shkurtër

Ne kete set kemi perfshire dy libra te rinj per femije te cilet sjellin magjine e festave te Krishtlindjeve: Nje autor klasik britanik, Ben Miller me librin e tij “Nata kur takova babagjyshin e Krishtlindjes” dhe librin “Duke pritur Krishtlindjen” te autoreve italiane Raffaella Carnovale, Valeria De Domenico, Annalena Valenti,  hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese “Muza”. Nuk ka Krishtlindje me te bukura per vogelushet sesa kur ajo vjen me magjine dhe aromen e librave.  

More details

1109 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

1 980 Lekë

-10%

2 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti me dy libra permban:

“Nata kur takova Babagjyshin e Krishtlindjes” nga BEN MILLER

https://bukinist.al/sq/fantazi/15823-nata-kur-takova-babagjyshin-e-krishtlindjes.html

Xheksoni di gjithçka për drerin fluturues, kukudhët dhe punishten e fshehtë në Polin e Veriut. Di që Babagjyshi i Krishtlindjes i shpërndan dhuratat me magji, në të gjitha anët e botës vetëm brenda një nate. Por një gjë nuk e di: si u bë Babagjyshi i Krishtlindjes një Babagjysh Krishtlindjeje?

E gjitha kjo ndryshon kur, një Natë Krishtlindjeje, Xheksoni takohet me Babagjyshin dhe dëgjon historinë e tij të pabesueshme. Ndoshta nuk është ajo që priste Xheksoni, por atëherë asnjë histori e mirë nuk është kurrë…

 

Duke pritur Krishtlindjen

https://bukinist.al/sq/se-shpejti/15918-duke-pritur-krishtlindjen.html

Çfarë po presim në të vërtetë?

Profecia e lashtë thotë se Zoti e zbulon fytyrën e Tij te një fëmijë.

Dhe meqë profecitë u shoqëruan gjithnjë nga shenja të mrekullueshme - atëherë poetët, shkrimtarët, piktorët dhe artistët i kanë kapur gjithnjë misteret e mrekullueshme midis trëndafilave dhe bredhave, barinjve dhe kambanave, drekave familjare, qengjave dhe gomarëve, fëmijëve dhe magjistarëve: “Zoti është këtu, tani!”.

Në këtë koleksion elegant, është mbledhur gjithë bota e përrallave dhe e poezive shkruar nga Alcott-i, Bargellini, Broun-i, Chesterton-i, Christie, Deledda, Fanciulli, Grahame, Vëllezërit Grimm, Haedrich-i, Jiménez, Lagerlöf-i, Chevrillon-i, Peguy-i, Santuçi, Solov’ëv-i, Travers-i.

Legjenda dhe përralla tradicionale vijnë nga Arabia, Britania e Madhe, Meksika, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Zvicra.

Të gjitha ilustrimet e mrekullueshme janë bërë nga Carl Larsson.

Dhe në fund, shiko, i dashur lexues, mes nesh, duke festuar bashkë në shtëpi, duke ngrënë, duke lexuar dhe duke shkruar, duke kremtuar, duke luajtur me lodra, të rrethuar nga belbëzimi muzikor i fëmijëve, thjesht ulur pak mënjanë, pa rënë në sy por të pranishëm, janë gjithnjë Jezu Fëmija dhe Maria Të ftuarit e nderit!

Për moshat nga 0 në 99 vjeç.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmosha e leximitmbi 10 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1