I ri Bob legjenda Shiko më të madhe

Bob legjenda

Arlinda Guma A-000366

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Arlinda Guma, autore e dy romaneve, “Bulevardi i yjeve” dhe Terma humanitare si fjala bormbardim”, vjen se fundi me romani e ri “Bob Legjenda”, botuar nga “Shtepia e librit”

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Shtepia e Librit
ISBN9789928464606

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

"Bobi është një shkrimtar i ri, i cili ka frikë të përballet me sentimentet. Dhe të gjithë diellin që ka brenda vetes, ia rrezaton botës si një fëmijë i prapë, që me copëza pasqyrash në duar, verbon kalimtarët nëpër rrugica.

Ai urren romanet rozë dhe druhet se mos shkruan edhe me jetën e tij një të tillë. Dhe kjo i sjell një seri keqkuptimesh me vajzat.

Shqetësimet e tij intelektuale, si të tilla, janë tejet të stërholluara, por gjuha me të cilën ai ia përcjell lexuesit, është e thjeshtë, e gjallë, gazmore, origjinale, e drejtpërdrejtë, autoironike.

Bobi sapo ka dalë nga një marrëdhënie dashurie traumatike, dhe siç rrëfen me vetëshpoti, ngjan me një aeroport të sertë, të bombarduar, që nuk lejon të kalojnë metale që tringëllijnë. Por ndërsa ai kujdeset që të mos lërë të kalojnë "xhinglat metalike", një vajzë që ngjan sikur është arratisur nga Fronti i Rezistencës, mu nën hundën e tij, është duke i kaluar tanket...

Zakonisht kur shkrimtari fillon të mbrujtë një personazh, ai do ta marrë atë për dore dhe do t'i mësojë të ecë. Me Bobin nuk ndodhi kështu; ai e fitoi herët pavarësinë ndaj meje: qysh sa lindi u ngrit në këmbë dhe filloi të ecte vetë.

Ai nuk është pjesë e mjedisit të korruptuar letrar, ku kridhen pa ndonjë skrupull kolegët e tij shkrimtarë, kështu që, i huaj për atë ambient, Bobi gjen strehë te përjetësia, me të cilën ka një raport plot ilaritet... Përjetësia do t'i japë më në fund, atë që nuk do t'i hyjë më në punë për asgjë...

Duket sikur mendimet e tij të drejpërdrejta do t'i bënin “grupet e interesit” të dilnin vazhdimisht në protesta, por ky është edhe impulsi që ruan gjallërinë e rrëfimit (në vetën e parë) të këtij personazhi, i cili ndonjëherë mund të të nervozojë dhe ndonjëherë tjetër mund të të bëjë ta duash shumë.

Teksa e mbrujtja, shihja sesi tiparet e mprehta të personalitetit të tij rebeloheshin ndaj formave dhe latimeve që provoja t'u jepja. Dhe ndërsa romani zhvillohej, e përfytyroja sikur të ishte ngjitur në një skenë teatri, në një monolog gjithë nerv, duke rrëfyer veten dhe duke verbuar me copëza pasqyrash, si një fëmijë i prapë, edhe spektatorët në sallë..."

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe294
ISBN9789928464606
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanPsikologjik