Iluzionet e humbura View larger

Iluzionet e humbura

Honore de Balzak A-003963

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky është një nga romanet më me ndikim të Balzakut në letërsinë e shekullit të XIX, duke u kthyer në një gur themeli të letërsisë realiste europiane. Romani është pjesë e Komedisë njerëzore, lexuesit e të cilës janë po aq të pasionuar edhe në ditët tona

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN9789994337709

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Fragment nga libri


... Burrat e përcollën aktoren deri te varreza Per – Lashez. Kamyzoi që qante me lot të hidhur iu betua madhërishëm Lysienit se do të blinte një varr përgjithmonë e do të ngrinte aty një shtyllëz me mbishkrimin: "Korali. Vdiq nëntëmbëdhjetë vjeç. Gusht, 1822." Lysieni mbeti vetëm gjersa perëndoi dielli në atë kodrinë nga mund të kapte me vështrim tërë Parisin.


"Kush do të më dojë?" – pyeti veten poeti. "Miqtë e mi vërtetë më përbuzin. Çfarëdo që të bëja i dukej e mirë dhe fisnike vetëm asaj që prehet këtu! Më kanë mbetur vetëm motra, Davidi dhe nëna. Ç'mendojnë ata për mua?"

Gjeniu i mjerë i provincës u kthye në rrugën "Dë la Lyn", por kur pa apartamentin e zbrazët u trondit e u pikëllua dhe shkoi të flinte në një hotel të po asaj rruge. Me të dy mijë frangat e zonjushës Dë Tush e me paratë nga shitja e mobiljeve ai mundi të paguante të gjitha borxhet. Mbetën njëqind franga për Berenisën dhe atë vetë, e ata rrojtën me to dy muaj, që Lysieni i kaloi i dërrmuar shpirtërisht e i dobësuar: as mendonte, as shkruante dot...

Data sheet

pages752
ISBN9789994337709
Shtëpia botueseOmbra GVG
Published year2005
PërkthyesiKlio Evangjeli