Pasioni mistik dhe epshor i Dukeshës Dë Lonzhe, e bën këtë libër kryevepër të romanticizmit të Balzakut. Njësoj si princesha e Klevesë dhe e Sanseverinës, Dukesha Dë Lonzhe është një nga hyjneshat e mëdha femërore të letërsisë franceze që bashkon në personin e saj një prestigj të trefishtë të bukurisë, lindjes dhe fatkeqësisë.
Romani “Evgjeni Grande” perben fillesen e “Komedise Njerezore”, e cila paraqet nje panorame te jetes pariziene pas renies se Napoleon Bonapartit me 1815.
Ky roman është një vepër realiste duke u bazuar te vërtetësia e ngjarjeve, sidomos tek pasqyrimi me vërtetësi i koprracisë së plakut Grande. Problemi shoqëror që trajton autori është ai i rolit të parasë në shkatërrimin e ndjenjave njerëzore.
Ky është një nga romanet më me ndikim të Balzakut në letërsinë e shekullit të XIX, duke u kthyer në një gur themeli të letërsisë realiste europiane. Romani është pjesë e Komedisë njerëzore, lexuesit e të cilës janë po aq të pasionuar edhe në ditët tona
Një roman që trajton përmbysjen e vlerave njerëzore në kohën e Francës së pas-Napolonit. Koloneli plagoset në luftë dhe do shumë kohë që të rikthehet në jetën normale, por më pas ai sheh se çdo gjë që kishte lënë kishte ndryshuar
Botimi i romanit “Lëkura e shagrenit” krijoi bindjen e plotë në të gjitha qarqet letrare, se Balzaku ishte një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë franceze dhe asaj botërore.
Lënesha është një portretizim i mrekullueshëm i shoqërisë në qytete të vogla. Rose, gruaja nga ka marrë titullin vepra, i ka kaluar të dyzetat kur nis historia.
Shkëlqimi dhe rënia e kurtizanëve është publikuar në vitin 1838 – 47 në Francë dhe është në vijim të “Komedisë njerëzore”, ku personazh kryesor është Lysjen de Rumbepre. Jeta pariziene, martesa dhe paraja janë çështjet qëndrore të këtij romani
Një nga romancierët më të mëdhenj jo vetëm francez, por edhe botëror. Honore de Balzak-un e përshkruan një stil i njëjtë i temës madhore të tij, e që është 'skena nga jeta franceze'. Stili i tij ndërkaq, kuptohet, unik.
Kjo histori e shkruar në vitin 1829 do të vendoset më vonë nga Balzaku në hapjen e sagës "Komedia njerëzore". Ajo përmban komplotin e asaj që do të jetë komponenti i novelave dhe ne tashmë kalojmë tek heronjtë e episodeve të tjera.
Në këtë vepër Balzaku trajton një temë me tematikë shoqërore që prek shtresat e ulëta të popullsisë që si gjithmonë lidershipit shtetëror dhe aristokracisë nuk interesohen fare për to . Ngjarja vendoset në "Pensionin Familiar" pronë e trashëguar e zonjës Voker e cila jetonte pa të shoqin e vdekur prej disa vitesh tashmë.
Në këtë vepër Balzaku trajton një temë me tematikë shoqërore që prek shtresat e ulëta të popullsisë që si gjithmonë lidershipit shtetëror dhe aristokracisë nuk interesohen fare për to . Ngjarja vendoset në "Pensionin Familiar" pronë e trashëguar e zonjës Voker e cila jetonte pa të shoqin e vdekur prej disa vitesh tashmë.