Honore de Balzak A-003963
Libër i ri
Ky është një nga romanet më me ndikim të Balzakut në letërsinë e shekullit të XIX, duke u kthyer në një gur themeli të letërsisë realiste europiane. Romani është pjesë e Komedisë njerëzore, lexuesit e të cilës janë po aq të pasionuar edhe në ditët tona
9 Artikuj
Fragment nga libri
... Burrat e përcollën aktoren deri te varreza Per – Lashez. Kamyzoi që qante me lot të hidhur iu betua madhërishëm Lysienit se do të blinte një varr përgjithmonë e do të ngrinte aty një shtyllëz me mbishkrimin: "Korali. Vdiq nëntëmbëdhjetë vjeç. Gusht, 1822." Lysieni mbeti vetëm gjersa perëndoi dielli në atë kodrinë nga mund të kapte me vështrim tërë Parisin.
"Kush do të më dojë?" – pyeti veten poeti. "Miqtë e mi vërtetë më përbuzin. Çfarëdo që të bëja i dukej e mirë dhe fisnike vetëm asaj që prehet këtu! Më kanë mbetur vetëm motra, Davidi dhe nëna. Ç'mendojnë ata për mua?"
Gjeniu i mjerë i provincës u kthye në rrugën "Dë la Lyn", por kur pa apartamentin e zbrazët u trondit e u pikëllua dhe shkoi të flinte në një hotel të po asaj rruge. Me të dy mijë frangat e zonjushës Dë Tush e me paratë nga shitja e mobiljeve ai mundi të paguante të gjitha borxhet. Mbetën njëqind franga për Berenisën dhe atë vetë, e ata rrojtën me to dy muaj, që Lysieni i kaloi i dërrmuar shpirtërisht e i dobësuar: as mendonte, as shkruante dot...
| Faqe | 752 |
| ISBN | 9789994337709 |
| Titulli origjinal | Ombra GVG |
| Viti i Botimit | 2005 |
| Përkthyesi | Klio Evangjeli |
Në këtë vepër Balzaku trajton një temë me tematikë shoqërore që prek shtresat e ulëta të popullsisë që si gjithmonë lidershipit shtetëror dhe aristokracisë nuk interesohen fare për to . Ngjarja vendoset në "Pensionin Familiar" pronë e trashëguar e zonjës Voker e cila jetonte pa të shoqin e vdekur prej disa vitesh tashmë.
Lënesha është një portretizim i mrekullueshëm i shoqërisë në qytete të vogla. Rose, gruaja nga ka marrë titullin vepra, i ka kaluar të dyzetat kur nis historia.
Pasioni mistik dhe epshor i Dukeshës Dë Lonzhe, e bën këtë libër kryevepër të romanticizmit të Balzakut. Njësoj si princesha e Klevesë dhe e Sanseverinës, Dukesha Dë Lonzhe është një nga hyjneshat e mëdha femërore të letërsisë franceze që bashkon në personin e saj një prestigj të trefishtë të bukurisë, lindjes dhe fatkeqësisë.
Ky është një nga romanet më me ndikim të Balzakut në letërsinë e shekullit të XIX, duke u kthyer në një gur themeli të letërsisë realiste europiane. Romani është pjesë e Komedisë njerëzore, lexuesit e të cilës janë po aq të pasionuar edhe në ditët tona
Ky roman është një eksplorim i detajuar i botës së nëndheshme të shoqërisë parisiene të shekullit të XIX, duke u fokusuar në jetën dhe përvojat e një të dënuari të pashëm dhe karizmatik, i cili përdor sharmin dhe zgjuarsinë e tij për të manipuluar dhe shfrytëzuar si të pasurit ashtu edhe të varfërit. Rrëfimi thellohet në aspektet më të errëta të natyrës...
Romani “Evgjeni Grande” perben fillesen e “Komedise Njerezore”, e cila paraqet nje panorame te jetes pariziene pas renies se Napoleon Bonapartit me 1815.
Një roman që trajton përmbysjen e vlerave njerëzore në kohën e Francës së pas-Napolonit. Koloneli plagoset në luftë dhe do shumë kohë që të rikthehet në jetën normale, por më pas ai sheh se çdo gjë që kishte lënë kishte ndryshuar
Kjo histori e shkruar në vitin 1829 do të vendoset më vonë nga Balzaku në hapjen e sagës "Komedia njerëzore". Ajo përmban komplotin e asaj që do të jetë komponenti i novelave dhe ne tashmë kalojmë tek heronjtë e episodeve të tjera.
Ky roman është një vepër realiste duke u bazuar te vërtetësia e ngjarjeve, sidomos tek pasqyrimi me vërtetësi i koprracisë së plakut Grande. Problemi shoqëror që trajton autori është ai i rolit të parasë në shkatërrimin e ndjenjave njerëzore.
Në këtë vepër Balzaku trajton një temë me tematikë shoqërore që prek shtresat e ulëta të popullsisë që si gjithmonë lidershipit shtetëror dhe aristokracisë nuk interesohen fare për to . Ngjarja vendoset në "Pensionin Familiar" pronë e trashëguar e zonjës Voker e cila jetonte pa të shoqin e vdekur prej disa vitesh tashmë.
Pasioni mistik dhe epshor i Dukeshës Dë Lonzhe, e bën këtë libër kryevepër të romanticizmit të Balzakut. Njësoj si princesha e Klevesë dhe e Sanseverinës, Dukesha Dë Lonzhe është një nga hyjneshat e mëdha femërore të letërsisë franceze që bashkon në personin e saj një prestigj të trefishtë të bukurisë, lindjes dhe fatkeqësisë.
Botimi i romanit “Lëkura e shagrenit” krijoi bindjen e plotë në të gjitha qarqet letrare, se Balzaku ishte një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë franceze dhe asaj botërore.
Një nga romancierët më të mëdhenj jo vetëm francez, por edhe botëror. Honore de Balzak-un e përshkruan një stil i njëjtë i temës madhore të tij, e që është 'skena nga jeta franceze'. Stili i tij ndërkaq, kuptohet, unik.
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Nje permbledhje aforizmash per te kultuar me se miri ate te cilen e njohim si Komedia njerezore nga nje prej romanciereve me te mire te shekullit XIX
Ne kete set kemi bere bashke dy romane qe jane pjese te Komedise Njerezore te mjeshtrit te madh te letersise franceze dhe europiane, Honore de Balzac. Per te gjithe lexuesit qe duan te njihen me shoqerine pasiziene te shekullit te XIX, por edhe me pershkrimet e thelluara te veseve te individit dhe mjedisit shoqeror, permes ketyre