Procedura View larger

Procedura

Harry Mulisch BDI0161

New product

Përshkrim i shkurtër

Romani më i ri i Harry Mulisch-it, tashmë i njohur si mjeshtër i fjalës në gjithë botën, është një traktat i vështruar në një perspektivë letrare: krijimi i jetës nga lënda e pajetë.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9992759178

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Autori përjeton një lidhje veçanërisht të fortë me Luftën e Dytë Botërore, që është shpesh tema e parapëlqyer e veprave të tij. Atentati është përkthyer dhe botuar në 25 gjuhë, në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara, duke marrë vlerësimet më të larta nga kritika. Në romanin "Porcedura", Mulish trajton artistikisht, krijimin e jetës nga lënda e pajetë. Zoti krijoi Adamin nga balta, Frankejshtajni përdori pjesët e trupit, Pigmalioni mermerin, Viktor Verkeri, një mikrobiologjist në lule të krijimtarisë, ka zbuluar "eobiontin", një kristal argjile me cilësi metabolike dhe fuqi vetëripërtëritëse. Historia e rabinit Levi, që jeton në Pragën e shek. XVI dhe që ngarkohet nga perandori Rudolf II t'i japë shpirt një figure prej balte, pra një golemi, është sinjali i parë. Sapo merr jetë, golemi vret dhëndrin e Levit, Isakun. Shumë kohë më pas, Viktori, profesor në Universitetin e Berklit i shkruan letra njëra pas tjetrës Klarës, ish të dashurës së tij dhe Aurorës, vajzës së tij të vdekur. Eobionti e ka bërë Viktorin të famshëm, por fuqia e tij për ta krijuar jetën normalisht, është shuar përfundimisht. Klara e ka braktisur sapo shtatzënia e saj përfundoi me një dështim. Viktori është një mishmash i mirësisë dhe egoizmit të shfrenuar. Ai vuan pasojat e shpikjes së tij makabre, të famës dhe egoizmit, kur nis të vuajë nga paranoja e përndjekjes. Harry Mulisch është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm holandezë të kohës sonë. Lindi më 1927 në Haarlem nga një nënë izraelite, familja e së cilës ishte zhdukur në kampet e përqendrimit, dhe një baba austriak, i cili u dënua pas lufte si bashkëpunëtor i nazistëve.

Data sheet

pages206
ISBN9992759178
RedaktoriMariana Ymeri
Published year2003
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEdit Dibra