Harry Mulisch BDI0161
Libër i ri
Romani më i ri i Harry Mulisch-it, tashmë i njohur si mjeshtër i fjalës në gjithë botën, është një traktat i vështruar në një perspektivë letrare: krijimi i jetës nga lënda e pajetë.
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9992759178 | |
Autori përjeton një lidhje veçanërisht të fortë me Luftën e Dytë Botërore, që është shpesh tema e parapëlqyer e veprave të tij. Atentati është përkthyer dhe botuar në 25 gjuhë, në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara, duke marrë vlerësimet më të larta nga kritika. Në romanin "Porcedura", Mulish trajton artistikisht, krijimin e jetës nga lënda e pajetë. Zoti krijoi Adamin nga balta, Frankejshtajni përdori pjesët e trupit, Pigmalioni mermerin, Viktor Verkeri, një mikrobiologjist në lule të krijimtarisë, ka zbuluar "eobiontin", një kristal argjile me cilësi metabolike dhe fuqi vetëripërtëritëse. Historia e rabinit Levi, që jeton në Pragën e shek. XVI dhe që ngarkohet nga perandori Rudolf II t'i japë shpirt një figure prej balte, pra një golemi, është sinjali i parë. Sapo merr jetë, golemi vret dhëndrin e Levit, Isakun. Shumë kohë më pas, Viktori, profesor në Universitetin e Berklit i shkruan letra njëra pas tjetrës Klarës, ish të dashurës së tij dhe Aurorës, vajzës së tij të vdekur. Eobionti e ka bërë Viktorin të famshëm, por fuqia e tij për ta krijuar jetën normalisht, është shuar përfundimisht. Klara e ka braktisur sapo shtatzënia e saj përfundoi me një dështim. Viktori është një mishmash i mirësisë dhe egoizmit të shfrenuar. Ai vuan pasojat e shpikjes së tij makabre, të famës dhe egoizmit, kur nis të vuajë nga paranoja e përndjekjes. Harry Mulisch është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm holandezë të kohës sonë. Lindi më 1927 në Haarlem nga një nënë izraelite, familja e së cilës ishte zhdukur në kampet e përqendrimit, dhe një baba austriak, i cili u dënua pas lufte si bashkëpunëtor i nazistëve.
| Faqe | 206 |
| ISBN | 9992759178 |
| Redaktori | Mariana Ymeri |
| Viti i Botimit | 2003 |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Edit Dibra |
Dhjetor 1945. Franca është çliruar, luftohet në territoret e Rajhut të Tretë, por Holanda, për një gabim strategjik të aleatëve, vuan ende nën pushtimin nazist. Ndërsa përshkon me biçikletë një zonë të qetë banimi të Haarlemit, një polic kolaboracionist, Fake Ploeg, i njohur për mizoritë e tij, vritet dhe trupi i tij transportohet përpara shtëpisë së...