Dhelpra e arte (SC) Shiko më të madhe

Dhelpra e arte (SC)

Wilbur Smith BUE034

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

«Dhelpra e Artë» e Wilbur Smithit, më të madhit mjeshtër të aventurës në kohë tonë, të rrëmben men njëherë. Thonë që motivi i Smithit është: Ta mbërthejë për fyti dhe të mos e lëshojë atë deri në faqen e fundit. Dhe ai si mjeshtër e arrin gjithnjë këtë. Personazhet bëjnë po atë jetë, të rinj, duke mbajtur entuziazmin e duhur, ndo­nëse nuk heqin dorë nga manierat dhe zakonet sa në Londër dhe në Angola, në sheshveprimin e madh ku zhvillohen ngjarjet. Trishtim, mërzi dhe aventurë, po edhe keqardhja nuk mungon, kjo është një jetë plot gjallëri dhe furi të jashtëzakonshme

Më shumë detaje

319 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
ISBN99927-48-15-X

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Mbi të gjithë ngrihet simboli: Dhelpra e Artë. Mbaron tregimi, po smbaron në të vërtetë. Se ai të është injektuar në gjak. Kemi nevojë për një njeri të na ndjekë me kujdes në rrugën e ardhangët të subjektit dhe të metaforës. Sepse ajo ndodh edhe tek lexuesi që e përjeton thellë, te kushdo, tek ata që mendojnë se ia kanë hedhur, ajo ndodh, ky është rrethi vicioz i përjetshëm. Dhelpra e Artë, të tërheq me një fuqi magjike, është thjesht një kryevepër plot realizëm. Sigurisht personazhet të mbeten në mendje, kurorëprishës dhe të angazhuar. Takohen rastësisht dhe po ashtu dalin nga skena ku zhvillohet teatri i ngjarjeve. Atyre u ecën me gra, mërziten dhe hidhen nga një flirt kalimtar në tjetrin. Dhe bien në sy, pavarësisht se duken të qeta, madje mbështjellë me një tis lumturie, po duhen pikërisht këto njohje me homoseksualët po edhe me dashurinë e vërtetë, duket se janë dashnorë me gjak të ëmbël, që të kuptojnë gjendjen false të dashurisë... Por jo, nuk paska qenë kurrë e qetë, e lumtur, e paska shpikur enkas jo historinë, por dashurinë. Sfondi historik është aty. Dashnori i saj paska qenë një lake? Jo! Dashuria e saj mbështetet në një realitet sido që bie erë brishtësi. Çfaqe të mrekullueshme! Të gjitha futen në lëkurën e personazheve, madje gjithçka futet në zonën e mëkatit, sepse provohet dhe përjetohet dashuria, sigurisht që e fshehta nuk është më, rreziku largohet dhe prishen ekuilibra të shenjtëruar. Autori shpërfaq të nënkuptuar kotësinë e dashurive kalimtare, bie brenda, ndërsa ajo e pranon nën furinë e papërballueshme të pasionit se mëkati i rrezikshëm është tejet i ëmbël, prej kohësh ka rënë dhe ajo në kurthin e kuq. Si vetë Angola që ka rënë në këtë kurth.

Të dhëna

Faqe448
ISBN99927-48-15-X
Viti i Botimit2000
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiMirela Papa