55 dite View larger

55 dite

Mirela Oktrova A-002732

New product

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928261793

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

“Në mungesë të dokumentave të identifikimit dhe vizës, secili prej të shpërngulurve merr në dorë një vulë, akronimin e Ministrisë së Brendshme gjermane dhe një numër, që e identifikon. Praktika, me reminishencë të fortë me kampet e dikurshme naziste të përqendrimit, komentohet në shtypin gjerman si “cënuese” për dinjitetin njerëzor..., dikush shkon deri aty, sa të propozojë madje ndalim dhe deri kërkim ndjese për përdorimin e saj... . Vetë të shpërngulurit e trajtojnë me kujdes si “vulën e shpresës”, lirojnë dorën e vulosur nga gjithë ç’kanë me vete dhe përpiqen ta mbajnë disi më lart, për ta ruajtur se mos u fshihet..., ndërsa mua, përsëritja e së njëjtës praktikë në kushte dhe me motive të ndryshme më ngjan si një lloj katarsisi... Fundja njeriu – me mënyrën se si i përdor – është ai, që u vesh objekteve domethënie..., sikurse dhe këtij numri identifikimi..., përdorimi i të cilit sot, ndryshon historinë shumëvjeçare të lidhjes së njeriut me numrin, duke kuruar simbolikën e përndjekjes, të cilën këtë herë nuk e mbjell, por e shmang…”

Brazdë, 10. Prill 1999

* * *

Personalisht emocionohem edhe sot po aq fort sa dikur, sa herë që u rikthehem fotove të kohës .... Por akoma më shumë prekem, kur lexoj ditarin e atyre ditëve, emocionin e të cilit shpresoj ta përjetojë me të njëjtën forcë edhe lexuesi...

Po edhe nëse emocionet e mia dallojnë nga ato të lexuesit…, shpresoj të ndajmë së bashku reflektimet që përballja me këto fakte nxit: për mua lufta mbetet sfida më e fortë, ku njerëzimi provon veten, ndërsa paqa, sprova e madhe, që verifikon nëse sfida e luftës ka qenë e duhura dhe sa ajo ia ka vlejtë... . Shpresoj fort, që edhe lexuesi të mos mbetet larg kësaj qasjeje...

Sepse pikërisht këtej merr jetë shtysa për të botuar këtë ditar dhe këto fotografi: jo vetëm për të risjellë në kujtesë sakrificat, por edhe për të tërhequr vëmendjen e njeriut për njeriun – që vërtet fiton përmes luftës – po fiton akoma më shumë përmes paqës... . Natyrisht, për sa kohë di ta vlerësojë atë!

Për të vlerësuar paqen, mjafton një luftë!

Mirela Oktrova

Data sheet

pages232
ISBN9789928261793
Published year2019
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1