Stinë e mërzitshme në Olymp View larger

Stine e merzitshme ne Olymp

Ismail Kadare BO0152

New product

Përshkrim i shkurtër

Ashtu si eseja për Eskilin është, pak a shumë, një pasqyrim i fatit të Kadaresë, këto mendime për Prometheun modern shkojnë drejt një refleksioni për rolin e artistit e të shkrimtarit, që, nëpërmjet veprës së vet, i jep një pasqyrë njeriut të përjetshëm dhe i ruan kujtesën përballë atyre që duan ta nënshtrojnë e ta fusin nëpër kallëpe.

More details

135 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN 9789992745754

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Zeusi ndihet i kërcënuar nga një komplot dhe “çështja Promethe”, para pajtimit mes atyre të dyve, është procesi i parë politik i historisë. Edhe pse e ka pushuar luftën me zotin madhor, Prometheu prapë nuk ndihet i qetë.

Tashmë i liruar nga prangat, ai merr pjesë në një shpërthim nuklear dhe aty e kupton se ç’ka bërë qenia njerëzore me zjarrin që ai u fali. Që nga ai çast, mendja e tij fillon të torturohet nga dyshimi, që është po kaq i dhimbshëm, sa edhe çukitja e dikurshme e sqepit të shkabës.

Fati i Prometheut ka për të qenë gjithmonë brengosja e tij për njerëzit. Ky është dhe vazhdimi i mëtejshëm i mitit të shtjelluar në “Stinë e mërzitshme në Olymp”. Cilatdo qofshin krimet dhe fajet e kryera nga njerëzimi, titani s’do të heqë dorë nga roli i tij si avokat mbrojtës për ta: “…e ndiej se kurrë nga njerëzit unë s’do të ndahem. Mallkim për ta s’do të nxjerr, as klithmë pendimi”, thotë ai në monologun final.

Data sheet

pages200
ISBN 9789992745754
Published year2006
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat14x21.6