Kulla e Sahatit View larger

Kulla e Sahatit

Adrian Vehbiu BD0477

New product

Përshkrim i shkurtër

"Në këtë kuptim, Tirana dhe Kulla ishin të lidhura me njera-tjetrën në një raport përjashtimi reciprok. Askush nuk lejohej të hidhte një sy, si spektator, në shformimin e trupit të trishtuar të qytetit, që nga lartësia e ballkonit; anasjelltas, askush nuk do të lejohej të depërtonte në barkun e ftohtë e të përzgjatur të kullës..."

More details

499 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789992790318

368 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Publicisti dhe studiuesi Ardian Vehbiu, që jeton në Neë York, njihet nga lexuesi shqiptar, mes të tjerash, për esenë Kulla e Sahatit (K&B, 2003), polemikën Kundër purizmit (Dudaj, 2012), librin me tregime Gjashtëdhjetë e gjashtë rrëfimet e Maks Gjerazit (K&B, 2011) dhe studimin Shqipja totalitare (Çabej, 2008), për të cilin u nderua me çmimin kombëtar Gjergj Fishta në vitin 2009; por edhe si autor i blogut Peizazhe të fjalës dhe një nga pionierët e diskursit kritik në komunitetet virtuale shqip. Eseja e tanishme, Sende që nxirrte deti, është libri i tij i dhjetë në shqip. Emër tashmë i njohur për shfletuesit e faqeve shqipe në Internet, Maks Gjerazi është pseudonimi letrar i studiuesit Ardian Vehbiu. Lindur në Tiranë në vitin 1959, Ardian Vehbiu u diplomua si gjuhëtar në Fakultetin Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës dhe u mor për një kohë relativisht të gjatëme kërkime në fushë të shqipes, para se te vinte duke e zgjeruar horizontin e interesave të veta, për të përfshirë atje edhe semiotikën e komunikimit masiv, historinë e kulturës e të ideve dhe në përgjithësi raportet e së shkuarës me të sotmen në shoqërinë shqiptare post-totalitare. Gjatë qëndrimit disavjeçar në Itali, ai u angazhua për një kohë si lektor i shqipes pranë katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe të Institutit Oriental të Napolit. Që prej vitit 1996, jeton në Neë York, ku e ndan kohën midis veprimtarisë krijuese, përkthimeve, bashkëpunimit me mediat në Tiranë, dhe kërkimeve në lëmë të albanologjisë. Opinionist i rregullt për gazetën Shekulli, Ardian Vehbiu ka botuar gjatë dekadës së fundit një numër vëllimesh me ese, së fundi librin Shqipja totalitare, që përqendrohen në tema të kulturës dhe të komunikimit publik si dhe është treguar veçanërisht aktiv në Internet, si themelues dhe autor kryesor i blogut Peizazhe të Fjalës (http://xhaxhai.ëordpress.com/). Me humorin e tij fin dhe fshikullën e satirës Ardian Vehbiu i bën autopsinë kohës së diktaturës duke rindërtuar në një mënyrë ende të panjohur në letërsinë tonë krejt një periudhë vuajtjesh, marrëzie dhe absurdi. Prej figurës së Diktatorit zbresin poshtë tij rrathë-rrathë personazhe sa të çuditshëm aq edhe të njohur.

Data sheet

pages430
ISBN9789992790318
Published year2003
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAdrian Klosi