Arben Malaj A-000052
New product
“Rrugëtimi” është një libër që u vlen atyre që duan të bëjnë karrierë në institucionet publike, që duan të angazhohen në politikë, vlen për ata që duan të jenë lider në sipërmarrjet e tyre, vlen për ata që duan të jenë lider të jetës së tyre. Ka disa parime që lidhen me integritetin, të cilat vlejnë në çdo rast dhe për çdonjërin. Në momentet e tij më të vështira, autori sjell në mendje këto parime, duke iu referuar mësuesve dhe liderëve ndërkombëtarë. Libri sjell detaje rreth ngjarjeve më të rëndësishme në jetën e tij familjare, profesionale dhe politike, por ndërkohë ndan shumë thënie të nxjerra nga përvoja jetësore.
This product is no longer in stock
Kush e njeh prof. Arben Malajn, do të kuptojë pas leximit të librit “Rrugëtimi” se nuk e njihte mjaftueshëm. Po! Ish ministri i Financave, ish Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, profesor i Financë-Kontacilitetit, por mbi të gjitha profesori frymëzues i studentëve vjen nga një familje e madhe me nëntë motra e vëllezër. A e dinit se prof. Malaj ka bërë shkollën e mesme të natës (siç quhej atëherë), për të cilën i duhet të bëntë 4-5 orë rrugë çdo ditë?! Por në të njëjtën kohë, ai ka bërë dy shkollë. E dyta është puna.
Që në shkollë të mesme Malaj angazhohet me punë, në role të ndryshme në fermën e Llakatundit, ku rrethohet nga ekonomistë e drejtues, nga të cilët mësoi shumë. Në librin e tij, Rrugëtimi. “Kur mbyllet një derë, një portë hapet”, Prof.Malaj vë theksin tek ngjarjet dhe zhvillimet sfiduese, të cilat asnjëherë nuk e penguan të shohë më tej dhe të bëjë më shumë.
Edhe pse ndër studentët me rezultate të shkëlqyera në universitet dhe pjesë e programeve të universitetit të Harvardit, së pari Malaj e gjeti frymëzimin dhe forcën tek mësuesit e asaj shkollës së natës. Po mësuesit e sotëm sa po frymëzojnë nxënësit?! Nëse lexoni këtë libër do të kuptoni ndikimin e madh që njerëzit mund të bëjnë tek ju, sigurisht nëse ju jeni të gatshëm për të mësuar.
Ja 5 këshilla të nxjerra nga libri:
1- “Kërkojuni ndihmë mësuesve dhe profesorëve tuaj. Ndani me ta ambiciet tuaja. Fitoni respektin dhe mbështetjen e tyre. Ajo është mbështetja më e mirë, më e sinqertë dhe më e dobishme. Me mbështetjen e mësuesve, profesorëve dhe mentorëve akademikë apo politikë çdo ambicie është e arritshme”.
2- “Sado të talentuar të diplomoheni, ju duhet të pranoni të filloni të punoni në çdo nivel që ju ofrohet në një kompani. Arritjet e suksesshme në shkollë janë një pikënisje shumë e mirë, por e pamjaftueshme. Ju duhet të rriteni profesionalisht duke punuar dhe duke fituar vlerësimin dhe mbështetjen që vjen nga puna juaj e përditshme në një kompani apo institucion dhe jo thjesht nga lista e notave”.
3- “Në Tiranë mbetesh pas, jo se të gjithë ecin ngadalë, por sepse mund të të mungojë vizioni, mund të të mungojë përkushtimi, mund të të mungojë ambicia për të avancuar në jetën tënde të përditshme”.
4- “Shteti bëhet shumë i ashpër, shumë i fortë dhe arrogant edhe atëherë kur është realisht i dobët”.
5- “Parandalimi i krizave nëpërmjet reformave të thella strukturore, mbetet kura më e mirë edhe për sëmundjet e ekonomisë dhe financave”.
Lloji i botimit | Paperback |
pages | 402 |
ISBN | 9789928084309 |
Redaktori | Albana Muçaj, Laurela Begaj |
Published year | 2020 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Një roman i bukur dhe turbullues për rebelimin dhe tabunë, dhunën dhe erotikën, si dhe metamorfozën ngatërruese të shpirtit. Ky libër fitues i Çmimit Man Booker Prize International
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.