Anna Soror View larger

Anna Soror

Marguerite Yourcenar BCA104

New product

Përshkrim i shkurtër

“ANNA SOROR… është një vepër rinie, por prej atyre veprave që mbeten thelbësore e të dashura gjer në fund, jo vetëm për autoren por edhe për lexuesit. Ajo u shkrua brenda pak javësh në pranverë 1925, gjatë një qëndrimi në Napoli e fill pas kthimit prej tij dhe ka një qendër një marrrëdhënie pasioni të fshehtë mes motrës dhe vëllait

More details

1 Item

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Çabej

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Me ANNA, SOROR… kam shijuar të parën herë privilegjin sipëror të romancierit, që të shkrin e të bën njësh e të pandarë me personazhet, a të lëshon të pushtohesh prej tyre. Gjatë atyre pak javëve, gjithë duke vijuar lëvizjet e duke ruajtur lidhjet e zakonshme të jetës, kam rrojtur papra brenda këtyre dy kurmeve e këtyre dy shpirtrave, duke shkarë nga Ana te Migueli e nga Migueli te Ana, me një shpërfillje ndaj gjinisë që e kanë, besoj, gjithë krijesuesit përballë krijesave të veta, dhe që u mbyll gojën me turp njerëzve që çuditen se si një burrë mund të shkëlqejë tek përshkruan emocionet e një gruaje, si Zhuljeta e Shekspirit, Roksana a Fedra e Racinit, Ana Karenina a Natasha e Tolstoit...”

Marguerite Yourcenar

Data sheet

pages120
Published year2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiBrikena Çabej
RomanRomancë&Pasion
I ri1