Marguerite Yourcenar BCA104
Libër i ri
“ANNA SOROR… është një vepër rinie, por prej atyre veprave që mbeten thelbësore e të dashura gjer në fund, jo vetëm për autoren por edhe për lexuesit. Ajo u shkrua brenda pak javësh në pranverë 1925, gjatë një qëndrimi në Napoli e fill pas kthimit prej tij dhe ka një qendër një marrrëdhënie pasioni të fshehtë mes motrës dhe vëllait
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Botimet Çabej | |
Me ANNA, SOROR… kam shijuar të parën herë privilegjin sipëror të romancierit, që të shkrin e të bën njësh e të pandarë me personazhet, a të lëshon të pushtohesh prej tyre. Gjatë atyre pak javëve, gjithë duke vijuar lëvizjet e duke ruajtur lidhjet e zakonshme të jetës, kam rrojtur papra brenda këtyre dy kurmeve e këtyre dy shpirtrave, duke shkarë nga Ana te Migueli e nga Migueli te Ana, me një shpërfillje ndaj gjinisë që e kanë, besoj, gjithë krijesuesit përballë krijesave të veta, dhe që u mbyll gojën me turp njerëzve që çuditen se si një burrë mund të shkëlqejë tek përshkruan emocionet e një gruaje, si Zhuljeta e Shekspirit, Roksana a Fedra e Racinit, Ana Karenina a Natasha e Tolstoit...”
Marguerite Yourcenar
| Faqe | 120 |
| Viti i Botimit | 2017 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Brikena Çabej |
| Roman | Romancë&Pasion |
Duke krijuar personazhin e Zenonit, alkimist e mjek i Europës së shekullit të XVI, Marguerite Yourcenar, s`na rrëfen thjesht historinë tragjike të një njeriu të jashtëzakonshëm. Ajo ia del mbanë të na sjellë një tablo të gjallë, me gjithë ngjyrat e saj të pasura, të gjithë një epoke e të realitetit të saj të vrazhdë dhe brutal: një botë ku përballen me...
Kujtimet e Adrianit është romani kryevepër i shkrimtares franceze Marguerite Yourcenar, me të cilin autorja fitoi famë botërore kur u botua. Roman historik dhe njëherësh tekst poetik e filozofik, ky libër, në të cilin rrëfehet jeta dhe vdekja e Perandorit romak Adrian, trajton temat e mëdha të jetës, që i ka aq fort për zemër shkrimtarja frënge: dashuria,...
Jursenar kishte vendosur të shkruante biografinë e Adrianit pas një vizite që i kishte bërë vilës Adriana afër Romës/ Romani fashionon lexuesin me magjinë e personalitetit të madh të perandorit dhe me magjinë e ndjeshmërinë artistike të autores për botën antike
Në këto “Novela”, të shkruara në rrjedhën e dhjetë viteve që paraprinë luftën, tundimi i Lindjes pohohet qartë në dekor, në stil, në shpirtin e të shkruarit. Nga Kina në Greqi, nga Ballkani në Japoni, këto tregime e shoqërojnë udhëtarin si një tufë çelësash që shërbejnë për një muzikë të vetme, e cila vjen prej së largu. Marifetet e magjishme të piktorit...
Në vilën e tij në Tibur, perandori 60-vjeçar Adriani i shkruan nipit të tij të adoptuar: sundimtarit të mëvonshëm Mark Aurelit. Ajo që Adriani i shkruan 17-vjeçarit është më shumë një dialog me vetveten, një reflektim mbi egon e tij dhe maskat që ka ndërruar gjatë jetës.