Krijesa te flakes View larger

Krijesa te flakes

Hugo Von Hofmannsthal A-000382

New product

Përshkrim i shkurtër

Është një prej legjendave të letërsisë moderne europiane që e kapërceu kohën. Në dekadën përmbyllëse të shekullit XIX, intelektualët e rinj vjenezë -Jung-Ëien - u tronditen nga ardhja e një ylli të ri mes tyre, që shfaqet pas pseudonimit Loris, poezitë lirike të të cilit, në atë frymëmarrjen e tyre të shprehjes dhe pozës klasike, bashkonin mrekullisht shpirtrat e Goethe-s dhe Holderlinit.

More details

2 Items

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Aleph
ISBN9789928323040

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Ata shtangen kur mësojnë se ky poet i ri është një shtatembedhjete vjeçar, nxënës në shkolle të mesme. Kush është ky djalë magjik, ky Hugo von Hofmannsthal? Arthur Schitzler-i flet për 'mrekulline Hofmannsthal' dhe, nga ana tjetër, Stefan George çmendet pas tij, e quan im binjak'. E nëse Hugo von Hofmannsthali nuk do të ekzistonte, atëherë Thomas Mann-i do ta kishte shpikur.

`Tmerri i afrimit të dehumanizimit, tmerri i pllakosjes së heshtjes së njerëzimt, tmerri i vuajtjes njerëzore që e shpallte veten ngado; e gjitha kjo para-keqardhje gjendet e ngjizur thellë tek vepra e Hofmannsthalit dhe e bën këtë shkrimtar edhe më poetik se James Joyce.

- HERMANN BROCH

'Hugo von Hofmannsthal për shumë arsye është ndër shkrimtaret madhorë të Europes...'

- S. EL1OT

`Letra e Lord Chandos-it e përkufizoi temën e letërsisë moderne me një qartësi dhe kurajo që nuk është parë deri më sot '

- STEPHEN SPENDER, THE NEW YORK TIMES 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages332
ISBN9789928323040
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë