Andrej Voznjesenski eshte nder poetet ruse dhe europiane më me ndikim ne shekullin e XX. Ai eshte perkthyer ne anglisht nga W. H. Auden, ku ka pergatitur edhe nje parathenie. Libri vjen ne shqip nen perkthimin nga anglishtja te poetit te njohur Bardhyl Londo dhe te botuar nga Aleph
Të gjitha tregimet e këtij libri janë vendosur pak shumë nën shenjën e një teme, të cilën do ta cilësoji metafizike. Qysh nga Epi i Gilgameshit, problemi vdekjes është një temë që nuk i ndahet letërsisë. Nëse fjala divan, nuk kërkonte tone më të qarta e më të qeta kjo përmbledhje mund të kishte nëntitullin Divani perëndimor- lindor, me një ngjyrim ironik...
Nje dedikim per bashkeshorten e tij Klodiana Ajazi nga Adi Nana. Nje histori dhimbje dhe lotesh qe nuk harrohet kurre
“Historia e bletëve” është një roman epik për zhdukjen e bletëve. Në këtë vepër ndërthuren tri histori të vendosura përkatësisht në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen.
Është një prej legjendave të letërsisë moderne europiane që e kapërceu kohën. Në dekadën përmbyllëse të shekullit XIX, intelektualët e rinj vjenezë -Jung-Ëien - u tronditen nga ardhja e një ylli të ri mes tyre, që shfaqet pas pseudonimit Loris, poezitë lirike të të cilit, në atë frymëmarrjen e tyre të shprehjes dhe pozës klasike, bashkonin mrekullisht...
Me dy ese nga Milan Kundera dhe Josif Brodskij shkruar mes viteve 1980-1986, gjashtë tregimet e këtij libri (si dhe një prozë dypjesëshe, A dhe B, që në dorëshkrim është pa titull) janë transkriptuar nga dorëshkrimet e Kishit, pas vdekjes së tij më 1989. Disa syresh janë autobiografikë. Të tjerët ringjallin kujtimin e disa shkrimtarëve europianoqendrorë,...
Letër e shkurtër lamtumirë e gjatë është një nga romanet më novatorë dhe zbavitës të të madhit Handke. Mbi të gjitha, ky roman është një letër dashurie për Amerikën, peizazhet e saj dhe kulturën vendase, me premtimin e një jete të re – apo trupon pa jetë të një të vjetre – janë të gjitha pas kthesës më të parë që ndesh.
Libri paraqet para lexuesit shqipëtar romanin autobiografik gjashtë vëllimësh të shkrimtarit të famshëm norvegjez Karl Ove Knausgaard që u shndërrua rrufeshëm në fenomenin më të madh letrar europian dhe botëror që kur hyri shekulli XXI.
Kjo është e para përmbledhje e autorit W. B. Yeats-it në gjuhën shqipe. Ky vëllim me vepra të zgjedhura përfshin poezitë më antologjike të poetit. Por edhe disa pjesë dramatike, pjesë të pashmangshme të krijimtarisë së tij.
Ajo ishte tridhjetë vjece dhe jetonte në një koloni shtëpish tip bungaloë të ndërtuar në formë tarracash në shpatin jugor të një malësie qendrore, pikërisht mbi tisin prej mjegulle të një qyteti të madh. Kishte ca sy që nganjëherë, edhe kur ajo nuk shikonte kënd, shkëlqenin, pa ndryshuar fytyra e saj në tërësi. Një pasdite të vonë dimri ishte ulur pranë...
Roman pjesërisht autobiografik Nipi i Wittgensteinit me nëntitullin "Një miqësi", i Thomas Bernhardit përshkruan marrëdhëniet e pazakonta mes narratorit, një shkrimtari jo dhe aq i ndryshëm nga Thomas Bernhard dhe nipit të jashtëzakonshëm, por të çmendur, të filozofit të famshëm Ludwig Wittgenste
Ky është një roman i madh, shpesh fantast, fuqimisht evokues, për koniktin e një burri me veten dhe udhëtimin e tij drejt zgjidhjes së këtij konikti.
Ne kete antologji eseistike vijne te perzgjedhur nga Aleph disa nga esete me te spikatura te Josif Brodskij per letersine, poezine, personazhe te shquara ne histori, per situata dhe gjendje njerezore.