Frika e fluturimit View larger

Frika e fluturimit

Erica Jong BOT0130

New product

Përshkrim i shkurtër Romani ka në qendër aventurat dhe fantazitë seksuale të një vajze njëzetenëntëvjeçare, Izadora Uing, e cila përshkruhet nga autorja si e egër dhe inteligjente, neurotike dhe e paqëndrueshme, e çiltër dhe e hapur të rrëfejë mëkatet e saj deri në detajet më të imta dhe skutat më të fshehta ku fshihen ndjenjat dhe mendimet e gruas.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928001061

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Frika e fluturimit ndihet fitues. Ka klas dhe pafytyrësi, shkëlqim dhe thumbim. - John Updike Kur u botua për herë të parë më 1973, historia novatore e papërmbajtshme e Izadora Uingut dhe dëshira e saj për të fluturuar shkaktuan një zhurmë në mbarë vendin. Kjo i ndezi fantazitë e njerëzve, ngjalli debate dhe madje prodhoi një frazim të ri famëkeq në gjuhën angleze. Në gazetën Nju Jork Tajms, Henri Miller e krahasoi atë me librin e tij klasik Tropiku i Kancerit dhe parashikoi se ai libër do të bënte histori në letërsi, kjo sepse gratë po luftojnë të gjejnë zërin e tyre dhe të na japin neve saga të seksit, jetës, gëzimit dhe aventurës. Dhe ky libër arriti të shitej në më shumë se njëzet milion kopje, në udhën e shtruar për tu bërë një ikonë e vërtetë kulturore. Romani revolucionar i njohur si Frika e Fluturimit qëndron ende si një rrëfim për të gjitha kohërat për zbulimin e vetvetes, çlirimit dhe natyrës së botës femërore. ERICA JONG u rrit në pjesën perëndimore të Manhatanit dhe ndoqi kolegjin Barnard, ku kreu studimet për shkrimtari dhe letërsi dhe më vonë kreu masterin për letërsinë e shekullit të tetëmbëdhjetë në Universitetin e Kolumbias. E la përgjysmë doktoraturën për të shkruar romanin e saj të parë novator Frika e Fluturimit, i cili pati një shitje prej afro njëzet milion kopjesh në mbarë botën. Ajo është gjithashtu fituese e shumë çmimeve në poezi, romane dhe jo vetëm në letërsi artistike, të cilat përfshijnë Kërcimi i Safos, Feni, Trishtimi i çdo gruaje dhe Frika e të Pesëdhjetave. Jong jeton në qytetin e Nju Jorkut dhe Konektikat. Vepra e saj ka pasur një ndikim të madh në jetën e grave në mbarë botën.

Data sheet

pages464
ISBN9789928001061
Published year2014
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiIrena Dono