Mesuesja e pianos View larger

Mesuesja e pianos

Janice Y. K. Lee BOT0167

New product

Përshkrim i shkurtër Një debutim i jashtëzakonshëm, që ballafaqohet me sfidat e dashurisë dhe të mbijetesës në kohë lufte dhe me pasojat e zgjedhjeve të bëra kur liria është në diskutim.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928000316
Viti i botimit2011

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Është viti 1942. Uili Trusdeli arrin në Hong Kong në kërkim të një jete të re dhe menjëherë bie në dashuri me Trudi Liangun, një grua magjepsëse, që shkakton skandal me sjelljen e vet në shoqërinë e lartë të kolonisë angleze. Midis tyre lind një pasion i madh, por shpërthimi i luftës dhe kërcënimi i një pushtimi japonez e minojnë lidhjen e tyre: Uili do të jetë i detyruar të niset, duke e lënë Trudin ta përballojë vetëm dhe shtatzënë të ardhmen e saj të pasigurtë. Dhjetë vjet më vonë, Klara Pendëltoni arrin në Hong Kong dhe gjen punë si mësuese pianoje e Loki Çenit, vajzë e një çifti të pasur të qytetit. E mësuar me jetën në provincën e përgjumur angleze, Klara joshet shpejt nga shoqëria e lartë dhe nga shkëlqimi i saj, gjersa bëhet Madamë Bovari e dytë, dashnore e shoferit të shtëpisë, që zbulohet se është po ai, Uili Trusdeli. Por kjo nuk është e vetmja e fshehtë e familjes Çen. Në një kreshendo rrëfyese në sfondin e atmosferëve seksuale të Lindjes, Klara do të gjendet e detyruar të zgjedhë, pa mundësi apeli, midis dashurisë dhe sigurisë, midis guximit dhe mbijetesës, midis të tashmes dhe të kaluarës. Komente mbi librin "Njëri prej romaneve më të thellë, më elegantë dhe i pasur me atmosferë që kam lexuar kohët e fundit. Talenti i Janice Lee është i dukshëm; libri i saj lexohet me një frymë." Gary Shteyngart "Një debutim i jashtëzakonshëm, që ballafaqohet me sfidat e dashurisë dhe të mbijetesës në kohë lufte dhe me pasojat e zgjedhjeve të bëra kur liria është në diskutim." Publishers Weekly Mbi autoren Janice Y. K. Lee, e lindur dhe e rritur në Hong Kong, ka frekuentuar Universitetin e Harvardit. Ka punuar si botuese e revistës "Elle", për t'u transferuar pastaj sërish në Hong Kong me të shoqin dhe fëmijët. "Mësuesja e pianos", romani i saj i parë, ka korrur një sukses të madh të kritikës dhe të publikut dhe është botuar në 30 vende të botës.

Data sheet

Lloji i botimitHard Copy
pages440
ISBN9789928000316
Viti i botimit2011
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmosha e leximitmbi 14 vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiHasan Bregu