Shtepia botuese “Onufri” ka sjelle ne...
“Sekretari Intim” reflekton tonalitetet veneciane, të pasura me pasione, muzikë dhe sensualitet. Në oborrin e Kuintilia Kavalkantit, ku zhvillohet Balloja Entomologjike dhe në personazhin stendalian të Sen-Zhylienit, “sekretarit intim”, mishërohen në mënyrë romaneske dramat e dashurisë dhe xhelozisë.
Truri është një killer serial. Truri është një “mendje-mjeshtër”, është “më i miri”. Ai nuk ka nevojë t’i kryejë vetë krimet: i mjafton të manipulojë psikologjikisht disa individë e t’i dërgojë “në mision” - për të grabitur banka e për të masakruar pengjet, për shembull - e pastaj t’i heqë qafe.
Detektivja Lindsej Bokser po ecën me ngarendje përgjatë një rruge piktoreske të San Franciskos, kur një shpërthim eksplozivi trondit zonën. Shtëpia e një manjati interneti përfshihet në çast nga flakët dhe kur Lindsej futet brenda për të kërkuar të mbijetuarit, ndeshet me tre të vdekur. Ketu fillon edhe historia e investigimi te ketij romani, pjese e...
Në moshën tridhjetenjëvjeçare, Noah Kalhun, kthehet pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, në Karolinën e Veriut. Por është i marrosur nga imazhet e vajzës që ka humbur më shumë se një dekadë më parë... Njëzetenëntëvjeçarja Eli Nelson tashmë është gati të martohet me një avokat të pasur, por nuk mund të ndalë së menuari për djalin që vite më parë vodhi...
Në dramën Masë për masë, Vinçencoja, Duka i Vjenës, bën të ditur se ka për qëllim të largohet nga qyteti me një mision diplomatik. Ai e lë qeverinë në duart e një gjykatësi të rreptë, Anxhelos. Klaudi, një oborrtar i ri, është fejuar (jozyrtarisht i martuar) me Zhulietën.
“Gjelat këndonin ndryshe” është rrëfim i pashoq, me një galeri personazhesh dhe një rrëfim që të merr frymën si kanë qenë të papriturat e atyre kohëve marroke."
Fitues i “Fondit për mbështetjen letrare të të rinjve” nga QKLL. Me motivacionin: Për mesazhet nënkuptimore të përcjella nëpërmjet një stili ekzistencial dhe proze të konsoliduar, që evidentojnë problemet thelbësore të brezit të mileniumit të ri.
Burrë i shquar i kombit gjerman. Sociolog, teolog, filozof, ekonomist, politolog. Kardinal i Këlnit. Autor i një numri veprash me vlerë të padiskutueshme, ndër të cilat, si kryevepër e tij, mbetet ky libër sociologjik i përkthyer në shumë gjuhë e vende të botës.
Një kërkim brilant mbi biografinë e Napoleonit dhe gruas së tij të dytë dhe më pak të famshme - Mari Luiza.
Romani i tretë i triologjisë bestseller të Yasmina Khadras rreth fundamentalizmit islamik ka sfondin më bindës të romaneve të tij: Iraku në prag të pushtimit amerikan. Këtu vjen këndvështirmi i një studenti të ri iraken, sesi e sheh luftën, si i sheh ushtarët amerikanë teksa lënë një gjurmë poshtërimi dhe pikëllimi në fshatin e tij të vogël. Sirenat e...
?"Kur Savana Lin Kërtis hyri në jetën e tij, Xhon Tairi e ndjeu se ishte gati të kthente një faqe të re në jetën e tij. Ishte një rebel i inatosur kur u regjistrua në ushtri pasi kishte mbaruar kolegjin, sepse nuk dinte se çfarë të bënte tjetër. Më pas, gjatë një liridalje takon vajzën e ëndrrave të tij.
Një roman magjik nga autorja bestseller Cecelia Ahern. Falë një spërkatje plot magji, ky libër është më shumë se një përrallë.
Është epopeja e Tremal-Naikut, gjahtarit të gjarpërinjve, "një tip i lezetshëm bengalezi, mbi të tridhjetat", që lëviz me shpurën e maharait besnik Kamamuri, të Darmës, tigrit, dhe të Puntit, qenit.
Kjo është historia e një entomologu amator, i cili endet i vetëm në një fshat të largët në ndjekje të një brumbulli të rrallë që dëshiron të koleksionojë, por në udhëtim e sipër zbulon një qytet rëre. Ky është një nga librat më të fuqishëm dhe më të paharrueshëm që do të lexoni ndonjëherë.
Historia e Grace McNab Salt dhe përpjekjeve të saj për tu integruar në shoqërinë e lartë pas daljes nga burgu, ku shleu dënimin pasi tentoi të shtypte me makinë të dashurën e bashkëshortit të saj.
Vepra që shënoi pikën kulmore në krijimtarinë e F. Scott Fitzgerald. Kjo është historia e Jay Gatsby, një i ri i pashëm dhe i pasur, dhe dashurisë së tij për bukuroshen Daisy. Një përshkrim i mrekullueshëm i periudhës kur, siç e përshkruan “The New York Times”, “xhini ishte pija kombëtare dhe seksi obsesioni i përgjithshëm”.
Akri Çipa i treti në brezin e familjes së tij që është i pasionuar pas letërsisë dhe vargut, vjen me një tjetër vëllim poetik, ku shënohet një tjetër fazë e lartë e përdorimit të mjeteve stilistike letrare
I afirmuar që në vitet shtatëdhjetë, Bardhyl Londo është sot një nga poetët më të rëndësishëm të letërsisë shqipe. Falë talentit dhe energjisë së tij krijuese, ai është ndër të rrallët që ka vazhduar të botojë me sukses edhe pas viteve nëntëdhjetë, duke mos u shkëputur asnjëherë nga poezia, pavarësisht angazhimeve të tij në politikë dhe në jetën shoqërore...