Seria 8-vellimshme e Artemis Fowl

Eoin Colfer BD0523

New product

Përshkrim i shkurtër

Kush është Artemis Fowl-i? Një gjeni? Natyrisht, përderisa arrin të luajë me teknologjinë ashtu si të tjerët luajnë me ushtarët e vegjël. Një kriminel? Pa dyshim që po: prejardhja e tij nga një plejadë e vjetër dhe e shquar keqbërësish nuk është e rastësishme. Ky është një tekno-thriller i mahnitshëm dhe ironik plot fantazi në një botë ku e mira dhe e keqja luftojnë përjetësisht.

More details

600 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj

5 760 Lekë

-10%

6 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

SETI PËRMBAN KËTO LIBRA:

Artemis Fowl 1- Thesari i Popullit. Vetëm këtë libër porosite tek linku KËTU:

Po Artemisi është mbi të gjitha njeriu që ka planifikuar grabitjen më të guximshme dhe origjinale të shekullit: ai ka mundur të shtjerë në dorë arin, që Populli i Vogël e ruan me këmbëngulje prej shumë mijëvjeçarësh.

Një betejë që ngjason me një videogame të cilin vetëm një djalosh dymbëdhjetëvjeçar e me një shkallë inteligjence të barabartë me atë të një gjeniu, i pajisur me gjakftohtësinë e James Bond-it dhe me kurajën e Indiana Jones-it është në gjendje ta çojë përpara

Ky është një tekno-thriller i mahnitshëm dhe ironik, i shkruar me një dozë aspak të papërfillshme magjie të cilën ua ofron lexuesve që janë të gatshëm të ëndërrojnë për të pamundurën.

Artemis Fowl 2 – Aksidenti Arktik. Vetëm këtë libër porosite tek linku KËTU:

A është me të vërtetë një gjeni i krimit Artemis Fowl-i? Po: në moshën dymbëdhjetëvjeçare ai ka mundur të shtjerë në dorë arin e ruajtur nga Populli i krijesave të magjepsura dhe të vërë në lojë magjinë.

Cinik, i paskrupullt dhe i pajisur me një intelekt superior e të jashtëzakonshëm e megjithatë, me një pikë të dobët: dashurinë për të ëmën, e cila rreket ta dërgojë në shkollë si të ishte një fëmijë i zakonshëm, e për të atin i cili është zhdukur në mënyrë të mistershme mes akujve të Arktikut.

Pikërisht për të gjetur Fowl Plakun, të burgosur nga Mafia Ruse, Artemisi kërkon ndihmën e armiqve të tij të përhershëm, Magjistricë Shtupës, pjesëtares së policisë karkanxhollike dhe komandantit të saj aspak të sjellshëm, Julius Rrënjës. Por edhe Popullin e kanë mbytur telashet dhe për t'i zgjidhur ato ka nevojë për ndihmën e Artemisit...

Një aleancë e cila do t'i japë jetë një aventure të vrullshme magjike teknologjike të cilën e bëjnë edhe më tërheqëse dozat e mëdha të aksionit, ankthit nga e papritura dhe humori i zi: sepse vetëm një aventurë e re e Artemis Fowl-it mund ta kapërcejë të kaluarën.

Artemis Fowl 3 - Kodi i përjetësisë. Vetëm këtë libër porosite tek linku KËTU:

Këtë herë Artemis Fowli ka sajuar një telash vërtetë të madh! Shpikja e tij e fundit, Kubi, një minikompjuter i ndërtuar duke përdorur teknologjinë e magjepsur të rrëmbyer nga Populli, i cili është në gjendje të gjurmojë vendstrehimin e tyre të nëndheshëm, ka rënë në duart e gabuara: në duart e Xhon Spiros, një miliarder lakmitar, i gatshëm të bëjë gjithçka vetëm e vetëm që të zotërojë botën.

Artemis Fowl 4 - Mashtrimi i Opalit. Vetëm këtë libër porosite tek linku KËTU:

Krijesat e magjepsura të Popullit të Vogël kanë fshirë çdo kujtim të botës së tyre nga mendja e së vetmes qenie njerëzore që i trembeshin: gjeniut kriminal Artemis Fowl. Por tani ata kanë nevojë për ndihmën e tij dhe sa më shpejt. Xhindja e pabesë, Opal Koboi, po planifikon shkatërrimin e botës. Për ta ndalur atë, duhet çliruar kapitenia magjistricë Shtupë nga akuzat e vrasjes, duhet të organizohet arratisja nga burgu e një xhuxhmaxhuxhi kleptoman, si dhe të fitohet aleanca e një centauri tejet të zgjuar, që nuk ka dijeni për asgjë.

Artemis Fowl 5- Kolonia e humbur. Vetëm këtë libër porosite tek linku KËTU:

Një gjeni i dytë, në moshë të re, ka zbuluar ekzistencën e Popullit; ajo është një vajzë e vogël, e cila është e vendosur ta mbërthejë njërin prej ekzemplarëve të tyre dhe më pas ta bëjë objekt të studimeve shkencore. Por nuk bëhet fjalë për një ekzemplar çfarëdo! Zbuluesja e re ka ndër mend të kapë një djall, një pjesëtar të species që i urren njerëzit më shumë se çdo gjallesë tjetër.

Artemis Fowl 6 - Paradoksi i kohes. Vetëm këtë libër porosite tek linku KËTU:

Në librin e gjashtë, Artemis Fowl-i zbulon se e ëma është duke vdekur për shkak të një sëmundjeje ngjitëse të marrë përmes magjisë. Antidoti i vetëm është një lëng i prodhuar nga truri i një lemuri (lloj majmuni), i zhdukur tetë vite më parë nga vetë Artemisi. Nr.1 arrin të krijojë një derë kohore. Artemisi e detyron Magjistricë Shtupën të shkojë me të për të ndalur Artemisin e 8 viteve më parë. Për fat të keq, gjatë udhëtimit të tij prapa në vite, do të ndeshet me të papritura jo të këndshme.

Artemis Fowl 7 - Sëmundja e Atlantidës. Vetëm këtë libër porosite tek linku KËTU:

Banorët e botës së nëntokës diagnostikojnë një sulm të egër të Sëmundjes së Atlantidës (që për ju dhe për mua është një çrregullim i personalitetit të shumfishtë). Praktikisht zhytja e vazhdueshme në magji ia ka dëmtuar mendjen. Dhe tani qyteti i nëndheshëm i Atlantidës rrezikon të sulmohet nga një ushtri robotësh të këqij, ndërsa varianti i mirë i Artemisit nuk di ti luftojë ata. Tashmë problemi qëndron tek të kuptuarit nëse kapitenia Magjistricë Shtupë e Policisë Heroike të Lirë do të jetë në gjendje ta kthejë pas Artemisin e vërtetë, përpara se sa robotët misteriozë të shkatërrojnë qytetin dhe gjithë banorët e tij. Më vjen shumë keq, nuk mund të mos ju vija në dijeni. Gjendemi në buzë të greminës

Artemis Fowl 8 - Gardiani i fundit. Vetëm këtë libër porosite tek linku KËTU:

Historisë së Artemis Fowl-it po i vjen fundi: Do të mblidhen, të shpërdridhen dhe të qartësohen fijet e të gjitha çështjeve të lëna hapur në biografitë e mëparshme të pjesshme. E kjo do të ndodhë njëherë e përgjithmonë.

Opal Koboi, armike e përbetuar e gjeniut dhe botës sonë, planifikon të asgjësojë racën njerëzore dhe të shndërrohet në mbretëreshën e vetme të Popullit.

Nëse ia del mbanë, shpirtrat e luftëtarëve të vdekur gjatë shekujve do të ngrihen nga varret, do të pushtojnë trupat që gjenden më pranë tyre dhe do të fillojnë të shkatërrojnë çdo gjë që do të hasin. E kuptoni urgjencën e këtij mesazhi?

Pa mendojeni pak: nëse mes atyre trupave gjenden edhe korba, drerë, rrëqebuj… apo fëmijë katërvjeçarë të quajtur Majls dhe Beket Fowl? Tamam ashtu.

Vëllezërit e vegjël të gjeniut kriminal Artemis Fowl rrezikojnë të përfshihen në shkatërrimin e racës njerëzore.

Prandaj jemi të detyruar të pyesim: a do t’ia dalin mbanë Artemisi dhe Magjistricë Shtupa, kapitene e policisë së karkanxhollëve, ta ndalin Opalin dhe të mos e lejojnë fundin e botës?

Do të mblidhen, të shpërdridhen dhe të qartësohen fijet e të gjitha çështjeve të lëna hapur në biografitë e mëparshme të pjesshme. E kjo do të ndodhë njëherë e përgjithmonë.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 13 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanMister&Thriller
I ri1