Seti me 5 libra, jetoje boten dhe misteret e Princeshes

Jean Sasson BOG0025

New product

Përshkrim i shkurtër

Në këtë set janë të përfshira të pesë librat e Jean Sasson: “Princesha”, “Vajzat e princeshës Sulltana”, “Rrethi i princeshës Sulltana”, “Princeshat - Më shumë lot” dhe “Princesha më shumë sekrete”; - njëri më i suksesshëm se tjetri. Jetoje botën dhe misteret e princeshës Sulltanë. Një udhëtim i vërtetë, edhe pse i pabesueshëm në një nga kulturat më të izoluara të botës... Pasi fillon ta lexosh njërin libër, nuk mund ta lëshosh nga dora, kërkon të lexosh edhe kapitullin tjetër, edhe librin tjetër, derisa t'i shkosh në fund kësaj ëndrre të frikshme arabe

More details

1109 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG

4 680 Lekë

-10%

5 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seria e Princeshës së Jean Sasson përmban këto libra:

1- “Princesha” (kliko këtu për të blerë veç librin)

Kur nisi të shkruajë këtë libër, autorja Jean Seasson thotë: fillova t'i lexoja e stërlexoja faqet e ditarëve që Sulltana më kishte besuar. Ndërsa përzgjidhja aventurat e jetës së saj të jashtëzakonshme, provoja po atë ndjesi drithëruese që përjetojnë detektivët. Mbi të gjitha, ndjeja të më rëndonte mbi supe pesha e përgjegjësisë së madhe për të shmangur ato ndodhi, që nëse do të përfshiheshin në libër, me siguri do të mbillnin gjëmën në pragun e familjes së saj. Fjalët janë të miat, por historia që përshkruhet këtu është e saja. Të faleminderit Sulltana që pate guximin t'i tregosh botës historinë tënde. Duke marrë këtë hap të guximshëm, ti ke ndihmuar që populli arab, i cili shpesh shihet me sy të keq nga Perëndimi, të reflektojë ndaj vlerave e të drejtave njerëzore. Unë shpresoj, që duke zbuluar jetën tënde intime me të gjithë dhimbjen e madhështinë e vet, ti do të ndihmosh që shumë nga ato modele negative me të cilat barazohen njerëzit e vendit tënd në mbarë botën, të zhduken. Lexuesit e historisë tënde do të arrijnë të kuptojnë se ashtu sikurse në çdo vend tjetër të botës, edhe në vendin tënd ka të mira, ashtu siç ka edhe të këqija. Ne, njerëzit e Perëndimit, kemi dëgjuar vetëm për vlerat negative të Arabisë Saudite. Ashtu si ti, edhe unë e di që pavarësisht zakoneve primitive, që në menyrë të përbindshme përçudnojnë jetët e grave në tokën tënde, ka edhe shumë arabë të cilët meritojnë respekt e admirim për përpjekjet e tyre kundër mendësisë së prapambetur shekullore.

2- “Vajzat e princeshës Sulltana” (kliko këtu për të blerë veç librin)

Aishja ishte fëmija i njëmbëdhjetë në familje. Nëna e saj, që ishte e vetmja grua e ligjshme e të atit, ishte gjithmonë në luftë me të shoqin për shkak se ai përfitonte nga një zakon arab që praktikohet fare rrallë e që quhet mut'ha, "martesë për kënaqësi" ose "martesa e përkohshme". Kjo lloj martese mund të zgjasë nga një orë deri në 99 vjet. Kur burri i thotë gruas se është koha që kjo marrëveshje e përkohshme të prishet, atëherë të dyja palët ndahen, pa patur nevojë të kalojnë nëpër procedurën e shkurorëzimit. Sekti islamik i Sunni t, që mbizotëron në Arabinë Saudite, e quan këtë një praktikë imorale kurse marrëveshjen si një prostitucion të ligjëruar. E megjithatë, asnjë autoritet ligjor, nuk ia mohon ndonjë burri këtë të drejtë... Gjatë kohës që punoja në një spital në Arabinë Saudite, unë vetë kam parë vajza të mitura që vinin atje për të lindur. "Bebe që vijnë për të lindur bebe", kështu i quanim ato mes nesh, me zemrën që na ndrydhej në gjoks. Në shumicën e rasteve, ato ishin gratë e treta apo të katërta të burrave të moshuar. Kam parë vajza shumë të reja, aziatike që u janë shitur në ankand atyre që kanë ofruar shumën më të madhe, thjesht për t'u përdorur si objekte seksi pa asnjë kufizim. Unë kam qenë dëshmitare kur vajza të mitura, disa prej të cilave nuk dukeshin më shumë se tetë vjeçe, shkreheshin në vaj, ndërsa burra të pashpirt inspektonin trupat e tyre. Kam mbetur pa mend kur kam marrë vesh që ata ishin qytetarë nga vende të ndryshme të Perëndimit.

3- “Rrethi i princeshës Sulltana” (kliko këtu për të blerë veç librin)

Është një roman, i cili përshkruan jetën e një princeshe, pjesë e familjes mbretërore në Arabinë Saudite; e cila me forcën, vullnetin dhe dëshirën për të ndryshuar realitetin, pati guximin t'i tregojë gjithë botës historinë e saj personale të ndrydhur brenda kangjellave të pallatit luksoz ku jetonte. Përmes përpjekjeve të pashoqe dhe sakrificave personale për t'u ngritur mbi mentalitetin maskilist, Sulltana ia del më në fund të krijojë një rreth mbrojtjeje për femrat në nevojë, për ato të dhunuara, të shtypura nga realiteti arab, duke krijuar një "rreth mbrojtjeje", të ngjashëm me atë që shumë organizata në dobi të gruas bëjnë anë e kënd botës. Historia e saj tregon se edhe një njeri i vetëm mund t'ia dalë të vërë në jetë kauzën e jetës- drejtësinë dhe barazinë gjinore, në një vend ku gratë martohen me detyrim, vajzat e vogla bëhen synet apo kur një dashuri ndëshkohet me vrasje nga babai dhe vëllezërit! Në librin e parë të kësaj trilogjie, "Princesha", bota u njoh fillimisht me jetën e Sulltanës si vajza e padëshiruar e një burri mizor, në një realitet shoqëror që e vlerëson fare pak femrën. Motra më e dashur e Sulltanës, Sara, u martua kundër dëshirës së saj, me një burrë shumë më të madh në moshë, të cilin nuk e njihte dhe nuk arriti ta dashuronte. Që prej momentit të martesës, Sara u bë objekt i dhunës së tmerrshme seksuale nga i shoqi. Vetëm pasi tentoi të vetëvritej, i ati e lejoi të kërkonte divorcin dhe të kthehej në shtëpi. Në librin e dytë, "Vajzat e Princeshës Sulltana", princesha dhe Jean Sasson i treguan botës që familja e saj e kishte marrë vesh që ajo ishte princesha pas së cilës qëndronin historitë e librit... Por sekreti i identitetit të saj u ruajt për aq kohë sa pjesa tjetër e familjes të madhe mbretërore nuk shqetësohej.... Pavarësisht betejës së vazhdueshme të Sulltanës kundër status quosë dhe martesës së saj disi më të hapur, të bijat nuk i shpëtuan dot presionit dhe paragjykimeve kundër grave. Në këtë libër të tretë, Sulltana i ka kërkuar Sasson të jetë zëri i saj edhe njëherë. Bashkë me përpjekjet për të sfiduar trajtimin e grave në këtë vend, duke i bërë të ditur botës abuzimin e vazhdueshëm të tyre....edhe pse... Sulltana nuk është një grua perfekte dhe se gabimet e saj janë njerëzore, askush nuk mund të vërë në dyshim sinqeritetin e saj në drejtim të luftës për të drejtat e grave. Një libër që duhet patjetër ta lexoni dhe ta bëni pjesë të bibliotekës suaj.

4- “Princeshat - Më shumë lot” (kliko këtu për të blerë veç librin)

Ja sesi e përshkruan këtë vepër autorja: Si shumë gra të tjera në vendin tim, s'kam për ta harruar të voglën Amala, po ashtu edhe dhunimin që mund t'i bëhet një femre në vendin tim. Një shprehje e vjetër egjiptiane thotë "Po t'u përmendësh të vdekurve emrin, ata do të ngjallen." Çdo ditë të jetës sime, shihem në pasqyrë dhe mendoj për Amalën, për atë vajzë të ëmbël që me siguri do të bëhej një grua e mrekullueshme dhe them me zë të lartë: "Ana AmalUnë jam Amala!". Ju kërkoj edhe juve të bëni të njëjtën gjë. "Ana AmalUnë jam Amala!". Do ta përmend emrin e Amalës çdo ditë të jetës sime. Ajo do jetojë në mendjen dhe zemrën time derisa unë të jem gjallë. Me krime si këto që kryhen ndaj femrave dhe grave, krime që nuk dënohen në shoqërinë tonë, nuk është çudi që ndonjëherë zhytem në dëshpërim e pikëllohem për fatin e shumë njerëzve të pambrojtur në Arabinë Saudite. Përpjekjet e mia për të ndihmuar të tjerët mund të jenë ndonjëherë të vogla, jo domethënëse, pavarësisht sesa mund të përpiqem unë. Na nevojitet dëshpërimisht një ndryshim në ligjet, kulturën e traditën tonë, që na lidhin me praktikat mesjetare. I mirëpresim me dëshirë këto ndryshime, ndonëse mund të rezultojnë shpesh jo efikase dhe të ngadalta, gati-gati të pashpresa. Por unë refuzoj të heq dorë nga lufta për drejtësi dhe barazi.

5- “Princesha më shumë sekrete” (kliko këtu për të blerë veç librin)

Kjo është vepra e fundit e kësaj sage të mistershme. Nëse i ke bërë pjesë të leximeve të tua katër veprat e para, besoj se do ta porositësh edhe librin e fundit të kësaj historie të rrallë....

 

Data sheet

Published year2011-2016
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiFjoralba Shahaj
RomanMister&Thriller