Set 3 libra, Triologja e historise se ciftit Tatiana dhe Aleksandri

Paullina Simons TO0221

New product

Përshkrim i shkurtër

Një e shkuar që i bren dhe një tashme e vështirë.

A mund të shpresojnë për një jetë normale?

A do të fitojë dashuria e tyre mbi sprovat e kohës?

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena

4 050 Lekë

-10%

4 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti, Triologja e historisë së çiftit Tatiana dhe Aleksandri, përmban tre libra:

1. Kalorësi i Bronztë (kliko këtu për ta blerë veç)

“Kalorësi i Bronztë” paraqet tmerret e sulmit gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore në Rusi dhe fatet e kryqëzuara të dy të dashuruarve.

Dy motra, Tatiana dhe Dasha, ndajnë të njëjtin krevat, në një dhomë tepër të ngushtë, me vëllain dhe prindërit. Jeta e tyre është e varfër dhe e vështirë. Racioni ushqimor sa vjen e pakësohet, dimri bëhet më i ftohtë, bombardimet vazhdojnë dhe shpresa për të mbijetuar sa vjen e shuhet.

Bota e tyre kthehet me kokë poshtë kur ushtria e Hitlerit sulmon Rusinë, më 22 qershor 1941. Për familjen Metanov, për Leningradin dhe për Tatianën, jeta do të ndryshojë një herë e përgjithmonë.

Mes bombardimeve të përditshme dhe me qytetin nën rrethim, Aleksandri dhe Tatiana tërhiqen drejt njëri-tjetrit nga një dashuri e pamundur.

Aleksandri, një oficer trim i ri në Ushtrinë e Kuqe, me vetëbesim, që ruan një të kaluar misterioze dhe të trazuar, bie në dashuri me Tatiana Metanovën, ndërkohë që është i lidhur me të motrën e saj, Dashën. Historia e dashurisë është tepër tërheqëse, emocionuese dhe herë-herë pasiononte. Por Aleksandri dhe Tatiana duhet të mohojnë dashurinë e tyre për shkak të besnikërisë që Tatiana ka ndaj së motrës - një sekret që do të vazhdojë gjatë, një sekret që mund të vërë në rrezik jetën e kujtdo që e dëgjon.

Një dashuri e cila mund të shkatërrojë familjen e Tatianës.

Të përballur, nga njëra anë, me Hitlerin e pandalshëm dhe, nga ana tjetër, me sistemin Sovjetik, i cili duket i vendosur të shkatërrojë shpirtin njerëzor, Tatiana dhe Aleksandri shkojnë kundër rrymës së vetë historisë, në pikën kritike të shekullit që krijoi botën moderne.

2. Tatiana dhe Aleksandri (bleje vetëm këtë libër direkt këtu, te LINKU)

Tatiana është vetëm tetëmbëdhjetë vjeçe, shtatzënë dhe e ve, kur arratiset nga Leningradi i shkatërruar nga lufta për të kërkuar një jetë të re në Amerikë. Por fantazmat e së kaluarës nuk e lënë të qetë. Ajo është e bindur se burri i saj, majori i Ushtrisë së Kuqe, Aleksandër Belov, është ende gjallë dhe ka nevojë për të... 

Ndërkohë, përtej oqeanit dhe kontinentit, në Bashkimin Sovjetik, Aleksandri, i cili sapo i ka shpëtuar ekzekutimit, është vënë në krye të një batalioni ushtarësh të konsideruar si të pavlerë nga komanda e lartë sovjetike. Jo të gjithë i mbijetojnë kësaj sfide, por Aleksandri është i vendosur t’i udhëheqë përmes rrënojave të Europës në një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar nga makineria vdekjeprurëse e Stalinit dhe për të gjetur sërish Tatianën...

3. Kopshti veror (kliko KETU për të blerë vetëm këtë roman)

Viti 1946. Pasi i mbijetuan rrethimit të Leningradit, urisë, frikës, tradhtisë dhe ndarjes, Tatiana, Aleksandri dhe djali i tyre i vogël Antoni bashkohen më në fund në SHBA, në vendin e ëndrrave të tyre. Atje do të donin të harronin luftën dhe tmerret e botës, për të shijuar, ndoshta, një ditë të veçantë lumturie. Por e kaluara vazhdon t’i ndjekë. Të frikësuar se mos bien pre e autoriteteve vendase, Tatiana dhe Aleksandri bëjnë një jetë të arratisurish duke kaluar nga një qytet në tjetrin, të pashpresë.

Kur, më në fund sistemohen në Feniks, ata hyjnë në një mjedis armiqësor. Aleksandri punon në një kompani ndërtimi të drejtuar nga pronarë jo të ndershëm dhe të rrezikshëm. Në skutat e errëta të këtij qyteti industrial mbretëron klima e dhunës, e cila duket se kërcënon edhe të ardhmen e familjes së tyre. Madje edhe çiftin e tyre... Sepse ata duhet të kalojnë përmes sprovave tragjike. Tatiana dhe Aleksandri duhet të përballen me një armik të ri: të përditshmen.

Por lufta do t’i ndjekë sërish, dhe duket sikur historia përsëritet. Djali i tyre, Antoni, zhduket gjatë luftës në Vietnam. Dhe Aleksandri është i vendosur ta gjejë, qoftë edhe nëse do t’i duhet të humbasë jetën e tij...

Data sheet

Shtëpia botueseToena
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
PërkthyesiPlaton Pulla