Premtome, baba View larger

Premtome, baba

Joe Biden A-006043

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky liber hidhet ne qarkullim ne momentin qe Joe Biden eshte tashme fitues i zgjedhjeve presidenciale. Jeta e Joe Biden eshte e mbushur me plot sfida dhe momente kritike, te cilat vijne te rrefyera thjeshte, me ndjeshmeri dhe me sinqeritet ne kete botim, sjelle ne shqip nga Botimet Pema

More details

2 Items

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEMA
ISBN9789951817011

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

22 other products in the same category:

More info

Në nëntor të vitit 2014, trembëdhjetë anëtarë të familjes Bajden u mblodhën në Nantakit për Ditën e Falënderimeve, traditë të cilën e kishin mbajtur për dyzet vite me radhë; ishte e vetmja gjë e pandryshueshme e jetës që ishte bërë e mbingarkuar dhe plot tension.

Dita e Falënderimeve ishte një mundësi e jashtëzakonshme për anëtarët e familjes Bajden që të gjenin kohë për t’u lidhur; një kohë e mirë për të reflektuar mbi të shkuarën dhe të asaj që e ardhmja mbante. Por, ky vit ishte i ndryshëm nga të tjerët.

Djali i madh i Xho dhe Xhill Bajdënit, Bo, ishte diagnostikuar me tumor malinj në tru pesëmbëdhjetë muaj më herët, dhe gjithçka ishte e pasigurt. “Premtomë, baba” i kishte thënë Bo babait të vet. “Ma jep fjalën që çfarëdo që të ndodh, do të jesh mirë.” Xho Bajdën ia kishte dhënë fjalën.

 

Premtomë, baba flet për vitin që do të pasonte, i cili do të ishte viti më sfidues dhe më përjetues i jetës dhe karrierës së pashoq të Xho Bajdënit. Zëvendëspresidenti Bajdën udhëtoi më shumë se njëqind mijë milje atë vit, rreth e qark botës, duke u marrë me krizat në Ukrainë, Amerikën Qendrore dhe Irak. Kur vinte një telefonatë nga Nju Jorku a Kapitol Hilli, Kievi a Bagdadi, “Xho, kam nevojë për ndihmën tënde”, ai përgjigjej pozitivisht. Për dymbëdhjetë muaj, ndërsa Bo luftonte për jetën e tij, të cilën e humbi, zëvendëspresidenti mbante në ekuilibër thelbin e dyfishtë të jetës së tij; përgjegjësia ndaj vendit dhe përgjegjësia ndaj familjes. Gjithnjë me çështjen e kandidimit për president në mendje.

Një vit që i solli fitore reale dhe arritje të mëdha, por në të njëjtën kohë agoni. Por edhe në kohërat më të vështira, Bajdëni mbështetej në lidhjen e fortë dhe të gjatë me familjen, në besimin e tij dhe në miqësinë që thellohej me njeriun në Zyrën Ovale, Barak Obama.

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages312
ISBN9789951817011
Shtëpia botuesePromise me, dad
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiKaltra Bardhi
I ri1