Supertruri View larger

Supertruri

Jim Kwik BZ0260

New product

Përshkrim i shkurtër

Truri yt është teknologjia më e fuqishme në botë, por ta kanë dhënë pa manualin e përdorimit. Tani këtë manual e ke në dorë. Në këtë libër novator, Xhimi për- mend mësimet e nxjerra nga studimet shkencore dhe teknikat e provuara në praktikë, të cilat përdoren nga njerëzit më të suksesshëm në botë për të mësuar më shpejt dhe për të arritur rezultate të klasit botëror.

More details

9 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEMA
ISBN9789951846226

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Ti, si njeri, je i pakufishëm. Nuk ka rëndësi çfarë të kanë thënë të tjerët: potenciali yt bëhet i pafundmë atëherë kur mëson ta përdorësh trurin. Për më shumë se 25 vjet, trajneri i famshëm i trurit, Xhim Kuiku (Jim Kwik), ka punuar së afërmi me aktorë të famshëm, sportistë, drejtorë të përgjithshëm dhe njerëz që kanë arritur majat në të gjitha fushat e jetës, për t'ua zhbllokuar kapacitetet e tyre të vërteta.

* Behu zot i shprehive të tua: Mëso si të dalësh nga kurthi i shprehive të këqija dhe si të krijosh pa mundim rutina të reja të dobishme.

* Çliroje prodhimtarinë nga zinxhirët: Mposht "4 superarmiqtë që të kanë marrë peng shtigjet neurale të trurit dhe po të ngadalësojnë përparimin.

* Gjej burimin e motivimit të pakufishëm: Furnizohu me motivim nga një burim i pashtershëm, për të arritur objektivat e tu, madje edhe kur të ka kapur dembelizmi.

* Kthjello mendjen: Mëso teknikat dhe këshillat më të mira dhe se cilat ush-

qime të hash për të qetësuar mendjen dhe për të fjetur më mirë.

* Përmirëso përqendrimin: Bëhu i pandalshëm duke mësuar si të mos shpërqen- drohesh në një botë të përmbytur me shpërqendrime dhe informacione.

* Mëso gjithçka: Lexo më shpejt, merr vendime më të shëndosha dhe mbaj mend gjithçka nga emrat e njerëzve deri te fjalët e gjuhëve të huaja- pavarësisht moshës.

Në zemër të librit "Supertruri", është një sekret që të ndryshon jetën: kur mëson si të mësosh, mund të çlirohesh nga besimet kufizuese, të arrish nivele të tjera suksesi dhe të bësh një jetë vërtet të jashtëzakonshme.

Ky libër nuk është i mbushur me teori të pazbatueshme.

Përkundrazi.

Ai përbën një plan praktik, të thjeshtë dhe të dëshmuar nga i cili do të mësosh konkretisht çfarë të bësh për të çliruar fuqitë e tua të pakufishme!

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages419
ISBN9789951846226
Shtëpia botueseSuperbrain
Published year2024
Vendodhja e botimitPrishtinë
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiJonis Y. Buzi