Te martat me Morin

Mitch Albom BOM0016

New product

Përshkrim i shkurtër

"Të martat me Morin" është një kronikë magjike e kohës, ku shpalosen konceptet se çfarë është bota, keqardhja, pendimi, vdekja, familja, ndjenjat, plakja, paraja, dashuria, martesa, lumturia etj., nëpërmjet shembujve konkretë nga jeta e përditshme. Si i tillë, konsiderohet një libër me ndikim të fuqishëm në jetën e atyre që e kanë lexuar

More details

25 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMSCA-1
ISBN9789994341870

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Mbi librin

Një histori e vërtetë për domethënien e jetës, e rrëfyer në këto faqe libri, mund të duket e paimagjinueshme, por Mitch Albom-i, shkrimtar bashkëkohës amerikan, e ka realizuar këtë. Ai rrëfen historinë e mësuesit që ia ndryshoi atij jetën, duke i treguar arsyet e vërteta pse kemi ardhur në këtë botë dhe gjërat të cilave duhet t'u gëzohemi.

Kur ishte diplomuar, Mitch Albom-i, rrëfyesi, i kishte thënë profesorit të vet të parapëlqyer, Mori Shvarcit, se do t'i ruanin lidhjet. Megjithëkëtë, Mitch-i nuk merr vesh asgjë për profesorin e vjetër, derisa një ditë mëson nga një intervistë në televizion se mësuesi i tij i parapëlqyer në kolegj, Mori, vuan nga ALS, një sëmundje vdekjeprurëse.

Ai përshkon shumë milje, takohet me mësuesin e vjetër çdo të martë dhe Mori, profesori i moshuar, i mëson gjëra të reja rreth jetës dhe se çfarë duhet të kërkojmë në të vërtetë. Mitch-i nis të kuptojë se si fillon të përmirësohet jeta e tij me ndihmën e Morit.

 

 

 

Data sheet

pages224
ISBN9789994341870
Shtëpia botueseOMSCA-1
Published year2011
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë