Fjalor i termave finance – kontabilitet View larger

Fjalor i termave finance – kontabilitet

Kujtim Çako, Agim Binaj A-008763

New product

Përshkrim i shkurtër

Qellimi i këtij fjalori është të prezantojë në mënyrë funksionale termat e financës dhe kontabilitetit sot – duke përkufizuar terminologji të re, duke qënë se afekton profesionin e kontabilistëve dhe të finaces dhe disiplinat e lidhura me të, per t’ju ardhur ne ndihme studenteve te ekonomi – finances dhe eksperteve te fushes

More details

1082 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Ilar
ISBN9789928255655

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Fjalorët shpjegues të Gjuhës Shqipe dhe sidomos ata terminologjik në fusha të shkencave të ndryshme janë shprehje e pasurimit të Gjuhës Shqipe. Pasuria e leksikut është shprehja e drejtpërdrejtë e zhvillimit të Shkencës së Leksikografisë dhe tëresi të Gjuhës Shqipe. Hartimi i fjalorëve terminologjik shpjegues shqip-shqip, sidomos në shkencat ekonomike është e një rëndësie të veçantë dhe tregues zhvillimi.

Botimi i leksikut të Gjuhës Shqipe në një fjalor të mirëfilltë shpjegues, është realizuar në vitin 1954 me veprën e parë më të madhe në fushën e fjalorëve shpjegues kombëtarë. Shoqëria njerëzore mijëra vjet më parë, filloi të funksionojë dhe të administojë jetën ekonomike, nëpërmjet marrëdhenieve të caktuara prodhuesetregëtare, duke përdorur monedhën, zbatuar taksat dhe mbajtjen e llogaritjeve përkatëse.

Financa dhe Kontabiliteti nuk ka kuptim pa monedhën, dhe është i pazbatueshëm pa treguesinë në vlerë, në lekë apo edhe monedhë të Huaj. Historikisht në Ilirinë e Jugut është evidentuar se me shkëmbimet tregtare filloi edhe prerja e monedhave. Historia e popullit tonë dëshmon prerjen e monedhave në qytetet e Ilirisë. të para që në shekullin IV p.e.s., si në Dyrrahu (Durrësi), Apollonia (Pojan)  etj. Ky moment ishte një çështje e rëndësishme që diktoi edhe zhvillimin e shoqëror nga lashtësia shqiptare e deri më sot.

Në Shqipërinë moderne historia e monedhës kombëtare shqiptare nis me një institucion të bankës qendrore në vitin 1913, si rezultat i marrëveshjes së Qeverisë së Ismail Qemalit Krijimi i Bankës Kombëtare të Shqipërisë, institucioni i parë emetues kombëtar i parasë daton më 2 shtator të vitit 1925 Monedha shqiptare zyrtare mbetet edhe sot “Leku” dhe 1 Lekë ndahet në 100 “Qindarka”. Kjo monedhe shqiptare ka shenjën “L” dhe ka kodin “ALL” edhe në procedurat e këmbimeve tregtare dhe valutore. Në Shqipëri mbas viteve `90 me ndryshimin e sistemit politik-ekonomik dhe shoqëror, kalimi nga socializmi në kapitalizëm, zbatimi i reformave dhe zhvillimi i ekonomisë së tregut diktuan edhe nevojën e përkthimit dhe përdorimit të termave ekonomike - financiare banke –kontabiliteti  nga gjuhët e huaja.

Në periudhën e tranzicionit demokratik, në procese të kalimit nga sistemi politiko – ekonomik monist, nga ekonomia socialiste, në sistemin politik pluralist dhe të ekonomisë së tregut, krahas të tjerave filloi edhe përdorimi rutinë dhe pa kriter shkencor me huazimet e termave të huaja. Në këto kushte edhe nevoja e shpjegimi të termave të kësaj shkencës ekonomike dhe të degëve të saj ka marrë një rëndësi të veçantë. Për hartimin e Fjalorit u shfrytëzuan materiale të publikuara të periudhës së tranzicionit demokratik në Shqipëri. Përkthimi, përshtatja dhe i termave në gjuhën shqipe u krye duke marrë në konsideratë definicionet dhe shqiptimet e tyre në praktikat e zakonshme të administatës shtetërore, biznesit, financës, kontabilitet dhe të bankave në Shqipëri. Terminologjia në gjuhën shqipe si në shkencat e ekonomisë, financë-kontabilitet synon në pasurimin e  standardizimin dhe në pastrimin nga “barbarizmat” apo huazimet. Hartimi i fjalorëve terminologjik shqip-shqip në tërë lëmin e shkencave është detyrë me vlera kombëtare dhe me përdorim të gjërë në hapësirat shqiptare si Shqiperi, Kosove dhe me gjere. Ky fjalor terminologjik spjegues shqip-shqip në shkencat ekonomike me terma në fushën e Financës, Kontabilitetit, Bankës, Bursës dhe Sigurimeve Shoqërore të ndihmojnë edhe në formulimin e politikave ekonomiko-sociale dhe të “Integrimin e Evropiane”. Fjalori mund të jetë i dobishëm, për studentët që studiojnë ekonomi – financë-kontabilitetë.

Ky fjalor është hartuar me përpjekje që të jenë të brumit shqip në shumicën e tyre, me një synim pastrimin e Gjuhës Shqipe nga “barbarizmat “apo huazime pa kriter nga gjuhët e huaja sipas periudhave historike. Ky plotëson në shkallë të mirë nevojat për specialistet, studentet dhe të gjithë të interesuar në këto fusha si financiere, kontabiliste, Auditorë, Menaxherë, Investitorë, e të tjerë. Termat shqip të Financë–Kontabilitetit janë shoqëruar, atje ku mungon ajo shqip, edhe me terma internacional të prejardhur nga gjuha angleze si p.sh. standarteve ndërkombëtare si IFRS? apo IASC. Standardet përdoren tani në shumë shtete dhe shumë do të bëhen të detyrueshme për konsolidimin e deklaratave të kompanive nëpërmjet EU. Ky fjalor është bazuar pjesërisht edhe në terma internacionale, si në gjuhën angleze IFRS dhe IASC të cilat janë zakonisht të njëjtë. Ky botim është një përpjekje shkencore serioze e përbashkët e autorëve shqiptare Tiranë-Prishtinë për të shqipëruar terminologjinë shkencore në ekonomi-financë dhe kontabilitet, por edhe për një qasje modeste me terminologjinë e EU, Bashkimit Europian (BE), RF Gjermani, USA dhe Britani e Madhe. Ky botim është  një përpjekje shkencore serioze, një vepër akademike e përbashkët e autorëve shqiptarë për të shqipëruar terminologjinë shkencore në ekonomi-financë dhe kontabilitet, por edhe për një qasje modeste me terminologjinë e EU, Bashkimit Europian (BE), RF Gjermani, USA dhe Britani e Madhe. Fjalori është një përpjekje shkencore e nivelit akademik duke studjuar dhe perfshire nocionet qendrore ekonomike dhe të degëve të saj si Financë dhe Kontabilitet.

Kjo vepër përmban rreth 2500 terma, vetëm në versionin shqip, të cilat pastaj janë përkthyer kryesisht në gjuhën angleze dhe pjesërisht gjermane. Nëse auditoni tranzaksionet e një shoqërie biznesi të madhe apo qoftë edhe llogarisni balancat tuaja personale, do të gjeni ndihmë të pamasë ne fjalorin “FJALOR I TERMAVE FINANCË – KONTABILITET”.

Mund të jeni një person që ka marrëdhënie me biznesin –ekonomist, menaxher apo një pronar. Mund të jeni një student biznesi – në degen e kontabilitetit ose një kandidat për master. Mund të jeni një kontabilist ose mund të merreni me kontabilistë. Cilado që të jetë situata, ky fjalor ju mundëson me përkufizime, shembuj dhe ilustrime për cdo gjë që keni nevojë të dini për cdo aspekt të regjistrimit të të dhënave financiare. Në klase apo në një takim biznesi, mund të hasni shumë terma të kontabilitetit të cilat janë të panjohura për ju. Ju duhet të dini cfarë kuptimi ka ky term dhe aplikimi I tij, në mënyrë që të ndiqni prezantimin në mënyrë inteligjente. Në shtëpi mund të jeni në mëdyshje nga një referencë në një tekst që po studioni apo nga një direksion në një formular që po plotësoni. Duhet të arrini të kuptoni cfarë është thënë që të vazhdoni me detyrën në mënyrë efikase. Mbajtja e një kopje të këtij fjalori me vete do ju ofrojë me shpjegimet dhe  demonstrimet të cilat do ju mundësojnë ju të zgjidhni gjithë këto probleme. Kontabiliteti është një fushë dinamike me një fjalor i cili është duke ndryshuar në mënyrë konstante. Për të folur gjuhën e kontabilitetit, duhet të qëndroni të informuar me termat e fundit që sapo janë shfaqur dhe me përkufizimet më të fundit të termave të vjetra.

Qellimi i këtij fjalori është të prezantojë në mënyrë funksionale termat e financës dhe kontabilitetit sot – duke përkufizuar terminologji të re, duke qënë se afekton profesionin e kontabilistëve dhe të finaces dhe disiplinat e lidhura me të. Fjalët janë marrë nga të gjitha fushat të lidhura me kontabilitetin duke përfshirë kontabilitetin financiar, menaxherial dhe atë të kostove. Përkufizimet gjithashtu janë ofruar dhe për terma të lidhura me disiplina të biznesit te cilat kontabilisti duhet ti dijë për të performuar në punën e tij ose te saj në botën e biznesit. Të përfshira janë fjalë esenciale nga financa e kontabiliteti, kërkimi i operacioneve dhe teknikave kualitative, kompjutera dhe ekonomia. Janë të përfshira terma të qarta dhe koncize. Çdo fjalë është e thjeshtuar mjaftueshëm për fillestarët që të marrin kuptimin esencial në mënyre të shpejtë, por në të njëjtën kohë gjithëpërfshirëse mjaftueshëm për profesionistët që të gjenë detaje kur është nevoja.                                                                                                                                Autorët shpresojnë sinqerisht që ky fjalor do të jetë një referencë e mirë për cdokënd të përfshirë në kontabilitet dhe finance– nga fillestari e deri tek eksperti. Ky është i vlefshëm në çdo kohë dhe në çdo rrethanë për të pasur njohuri gjithëpërfshirëse dhe të thelluara dhe dhe do të ndihmojë në rritjen e komunikimit në tërësi dhe në veçanti atë akademik.

Autorët                                                                                                                                                          Dr. Kujtim Çako,     Prof. Dr. Agim Binaj

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
pages612
ISBN9789928255655
Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1