Duhet t ju tradhtoj View larger

Duhet t ju tradhtoj

Ruta Sepetys MEP0375

New product

Përshkrim i shkurtër

Një “thriller” historik, tronditës e befasues mbi rrjetin e spiunazhit që rrënoi një komb të tërë. Në një botë të pushtuar nga frika, kujt mund t’i besosh?

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MediaPrint
ISBN9789928087041

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Kristiani jeton në një vend të shtypur nga një diktator i ashpër. Në moshën 17-vjeçare ai ëndërron të jetë i lirë, të studiojë për filozofi dhe letërsi, por çdo gjë që ai bën, thotë ose edhe mendon, kontrollohet nga Shteti.

Në këtë klimë dyshimesh të vazhdueshme, a mund t’i besojë ai shokut të ngushtë, të dashurës apo edhe vetë familjes së tij?

Kur policia sekrete e shantazhon, ai duhet të zgjedhë: Do të tradhtojë njerëzit më të afërt të tij apo do të rezistojë dhe do të rrezikojë jetën e njerëzve që do?

Çfarë çmimi do të paguanit ju për lirinë?

Vlerësime për librin

Një thriller i ri i fuqishëm, i cili bazohet në ngjarje të vërteta, nga autorja e romanit “Salt to the sea”, fituese e medaljes “Carnegie”. “Ky libër të mëson, po aq sa edhe të drithëron... Jo vetëm që përshkruan pasojat destabilizuese të të qenit i spiunuar, por të bën t’i përjetosh edhe ti vetë ato... Kjo është fuqia e tij.”

– The New York Times

“Një histori që të mban zemrën peshë… Autorja, me këtë vepër të saj, është bërë tribunë e një momenti historik dhe një zë i transparencës morale.”

– The Wall Street Journal

“Pak shkrimtarë arrijnë të kombinojnë, ashtu si Ruta Sepetys, një punë të madhe kërkimore me talentin, emocionet e forta të zemrës dhe perceptimin e thellë të fakteve. Një roman i shkëlqyer që duhet ta lexoni patjetër.”

– Kirkus Reviews

"Sepetys, edhe një herë portretizon me mjeshtëri një cep të errët dhe të harruar të historisë."

– Booklist

“Libri i ri i Sepetys i përgjigjet kalibrit që lexuesit kanë pritur nga një autore, fokusi i së cilës në misteret historike e ka bërë që të jetë në qendër të vëmendjes për ata që pëlqejnë këtë zhanër letrar. Sepetys është një shkrimtare e jashtëzakonshme dhe librat e saj përfaqësojnë dëshirën për të shkruar në lidhje me problematikat globale të padrejtësive shoqërore. Për të gjitha këto dhe për vëmendjen që ajo u kushton detajeve, ky roman ia vlen të lexohet."

– School Library Journal

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
ISBN9789928087041
Published year2024
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiManiela Sota
RomanMister&Thriller
I ri1