Renia e gjiganteve - Libri i pare i trilogjise se shekullit XX View larger

Renia e gjiganteve - Libri i pare i trilogjise se shekullit XX

Ken Follet BD0803

New product

Përshkrim i shkurtër

Nje nga autoret me te mire te kohes tone, Ken Follet vjen me nje sage te re para lexuesit shqiptare: Renia e gjiganteve, vellimi i pare i trilogjise se shekullit te kaluar. Fatet e pesë familjeve gërshetohen në mënyrë të pashmangshme përmes dy kontinenteve në sfondin dramatik të Luftës së Parë Botërore dhe Revolucionit Rus. Gjithçka zë fill në qershor të vitit 1911. Ditën e kurorëzimit të  Xhorxhit V në Londër.

More details

9 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994307203

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Billi Uilliamsi mbush trembëdhjetë vjeç dhe fillon punë në minierë. Jeta e tij duket e shënjuar: dashuria dhe hasmëria lidhin familjen e tij me pronarët e kamur të minierës. Ledi Mod Ficherbert-i, mbështetëse e zjarrtë e të drejtës së grave për të votuar, dashurohet me oficerin gjerman Valter fon Ulrihun.

Rrugët e tyre kryqëzohen me atë të Gus Djurit, asistenti i ri i presidentit amerikan Uillson. Dhe pikërisht në Amerikë bëjnë plan të emigrojnë dy jetimë rusë, Grigori dhe Lev Peshkovi, por lufta dhe revolucioni u bëhen pengesë.

Nga minierat e qymyrit te pallatet luksoze të aristokracisë, nga korridoret e politikës në dhomat e gjumit të të fuqishmëve, nga llogoret e frontit perëndimor në stepat ruse, nga Uashingtoni në Shën Peterburg, Londër dhe Paris, ajo së cilës Folleti i jep jetë, është një botë aristokratësh pasanikë dhe të vobektësh ambiciozë, grash guximtare me vullnet të hekurt, dramash të fshehta dhe intrigash ndërkombëtare, në një afresk historik që tashmë është bërë një klasik.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages802
ISBN9789994307203
RedaktoriArlinda Dudaj
Published year2024
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18-vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAgim Doksani
RomanSagë&Histori
I ri1