Reduced price! Biblioteka e shpirtrave View larger

Biblioteka e shpirtrave

Ransom Riggs A-005931

New product

Përshkrim i shkurtër

Aventura që zuri fill me “Sekretin e shtëpisë në ishull” dhe vijoi me “Qytetin e magjepsur” mbërrin në një përfundim drithërues me “Librarinë e shpirtrave”.

More details

497 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI

900 Lekë

-10%

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

Libra të tjerë të serisë

More info

Xhejkobi 16-vjeçar zbulon një aftësi të re, tepër të fuqishme, dhe shumë shpejt do të kridhet në histori për të shpëtuar shokët e tij të veçantë nga një kështjellë e ruajtur fort mirë. Në udhëtimin e tij, Xhejkobin e shoqërojnë Ema Blum, një vajzë me zjarrin në mollëzat e gishtave, dhe Adisoni, një qen që nuhat fëmijët e humbur.

Ata udhëtojnë nga Londra e ditëve të sotme nëpër shtigjet labirintike të Devil’s Acre, një nga lagjet më fundërrina të epokës viktoriane. Është një vend ku do të vendoset njëherë e përgjithmonë fati i të gjithë fëmijëve të veçantë kudo që gjenden.

Ashtu si dhe në librat e mëparshëm, në “Libraria e shpirtrave” bëhen bashkë fantazia emocionuese me fotografitë e vjetra, të pabotuara kurrë më parë, për të krijuar një përvojë të rrallë leximi.

Kritika

Lexuesit e këtij libri do të kridhen lehtësisht në faqet e kësaj përralle të jashtëzakonshme.

Booklist

Fragmente nga libri

1)         Iu kthye punës teksa ne po largoheshim, ndonëse duart e mpira nga artriti mezi e shtrëngonin bishtin e fshesës. S’di pse pashë diçka mbretërore tek ai, një lloj dinjiteti fisnik të admirueshëm. Ishte aty dhe s’jepej, nuk pranonte ta braktiste vendin e tij. Dukej si rojtari i fundit para fundit të botës.

2)         Adisoni lëshoi një psherëtimë. – Gjithnjë duke ia mbathur, – tha me ton të neveritur, a thua se ishte ndonjë shijues ushqimesh që sapo i kishin vënë në hundë ndonjë fetë djathi të prishur. – Më duket se këtu mungon fantazia. S’mund të përvidhemi? Të ngatërrohemi me të tjerët? Kjo po që është art më vete. Pastaj, thjesht, të largohemi me takt, pa rënë në sy.

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages482
Shtëpia botueseLibrary of souls
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAgim Doksani
RomanMister&Thriller
I ri1