Ransom Riggs A-005931
Libër i ri
Aventura që zuri fill me “Sekretin e shtëpisë në ishull” dhe vijoi me “Qytetin e magjepsur” mbërrin në një përfundim drithërues me “Librarinë e shpirtrave”.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | PEGI | |
Xhejkobi 16-vjeçar zbulon një aftësi të re, tepër të fuqishme, dhe shumë shpejt do të kridhet në histori për të shpëtuar shokët e tij të veçantë nga një kështjellë e ruajtur fort mirë. Në udhëtimin e tij, Xhejkobin e shoqërojnë Ema Blum, një vajzë me zjarrin në mollëzat e gishtave, dhe Adisoni, një qen që nuhat fëmijët e humbur.
Ata udhëtojnë nga Londra e ditëve të sotme nëpër shtigjet labirintike të Devil’s Acre, një nga lagjet më fundërrina të epokës viktoriane. Është një vend ku do të vendoset njëherë e përgjithmonë fati i të gjithë fëmijëve të veçantë kudo që gjenden.
Ashtu si dhe në librat e mëparshëm, në “Libraria e shpirtrave” bëhen bashkë fantazia emocionuese me fotografitë e vjetra, të pabotuara kurrë më parë, për të krijuar një përvojë të rrallë leximi.
Kritika
Lexuesit e këtij libri do të kridhen lehtësisht në faqet e kësaj përralle të jashtëzakonshme.
Booklist
Fragmente nga libri
1) Iu kthye punës teksa ne po largoheshim, ndonëse duart e mpira nga artriti mezi e shtrëngonin bishtin e fshesës. S’di pse pashë diçka mbretërore tek ai, një lloj dinjiteti fisnik të admirueshëm. Ishte aty dhe s’jepej, nuk pranonte ta braktiste vendin e tij. Dukej si rojtari i fundit para fundit të botës.
2) Adisoni lëshoi një psherëtimë. – Gjithnjë duke ia mbathur, – tha me ton të neveritur, a thua se ishte ndonjë shijues ushqimesh që sapo i kishin vënë në hundë ndonjë fetë djathi të prishur. – Më duket se këtu mungon fantazia. S’mund të përvidhemi? Të ngatërrohemi me të tjerët? Kjo po që është art më vete. Pastaj, thjesht, të largohemi me takt, pa rënë në sy.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 482 |
| Titulli origjinal | Library of souls |
| Viti i Botimit | 2020 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Agim Doksani |
| Roman | Mister&Thriller |
Vëllimi i dytë i romanit "Sekreti shtëpisë në ishull. Qyteti i magjepsur i tërheq lexuesit në një botë të pasur imagjinare të telepatisë dhe ndërthurjes së rrathëve të kohës, me personazhe me aftësi të jashtëzakonshme, trajtëndryshuese, me fantazma, qenie të mbinatyrshme e kafshë që flasin.
Një histori magjike e ndërtuar mbi disa foto koleksionistësh të veçanta, që e zbukurojnë këtë libër dhe i shtojnë misterin ngjarjeve të përshkruara mjeshtërisht.