James Patterson & Maxine Paetro LG0105
New product
Seria e Klubit të Vrasësve të Grave vazhdon me historitë e dedektives Lindsay Boxer. Por, kësaj radhe veç aventurave të saja për zbulimin e krimit, ngjarjet vijnë edhe me jetën e saj private. Në një hotel ndodhin katër vrasje të shkëputura në dukje nga njëra tjetra. Lindsay-t do ti duhet të zbulojë autorët por kjo gjë i kushton shumë dedektives tonë.
7 Items
Shtëpia Botuese | Argeta LMG | |
| ISBN | 9789928192486 | |
Dedektivja Lindsay Boxer ka gjithçka që mund të dëshirojë. Martesa dhe vajza e saj i kanë dhënë një jetë të përsosur ndërsa zbulimi i krimeve në Departamentin e Policisë në San Francisko është duke shkuar mirë. Por, gjithçka mund të ndryshojë në një çast.
Lindsay është thirrur në një vendkrimi në Hotel Four Seasons. Ka një njeri të vdekur në një nga dhomat, i qëlluar në një distancë të afërt. Autori i krimit është paraqitur në hotel me një emër të rremë dhe detyra kryesore e dedektives është që të zbulojnë se kush është autori i vrasjes.
Edhe në dhomën tjetër të hotelit befas janë gjetur të vdekur edhe dy viktima të tjera: burrë e grua. Ata janë të rrethuar nga pajisje vëzhgimi të teknologjisë së lartë. A mund të kishin spiunuar njeriun e vdekur tani në dhomën pranë tyre?
Dhe në një tavolinë pranë sallës së shërbimeve është trupi i vdekur i një vajze. Vrasjet janë të lidhura me njëra – tjetrën dhe janë ekzekutuar nga vrasës profesionistë. Por cili është motivi që fshihet pas gjithë kësaj? Lindsay do të duhet të rrezikojë gjithçka që ajo ka për të zbuluar këto krime.
| pages | 302 |
| ISBN | 9789928192486 |
| Redaktori | Xhevdet Shehu |
| Published year | 2017 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Genc Shehu |
| Roman | Mister&Thriller |
Ky roman është pjesë e serisë “Klubi i vrasësve të grave” i autorit që ka shënuar numrin më të madh të shitjes së librave në mbarë botën. Në këtë roman serial-killer vjen historia e një dedektiveje e cila vihet në kërkim të ish-koleges që dyshohej për disa vrasje.
Edhe ky roman është pjesë e serisë “Klubi i vrasësve të grave” i Patterson, i cili është autori që ka shënuar më shumë shitje librash në mbarë botën. Edhe kësaj radhe vazhdon historia e dedektives Lindsay Boxer me kolegët e saj për të zbuluar të vërtetën e një bande të maskuar si policë që vrisnin njerëz të pafajshëm në rrugët e San Francsicos
Këto dy libra iu adresohen lexuesve të pasionuar pas romaneve me dedektivë. Autorës James Patterson & Maxine Paetro kanë çmendur lexuesit në të gjithë botën, duke shënuar rekorde në shitje; tashmë librat më të lexuar në botë vijnë edhe në shqip.
Kjo seri e James Pattersonit dhe bashkepunetoreve te tij mbetet nder me te vleresuarat dhe lexuarat ne SHBA dhe ne mbare boten ne zhanrin e romaneve policesk. Tashme, vijne ne shqip, ne nje pako ne oferte, 4 romanet e serise se Klubit te vrasesve te grave.