Platoni A-000068
Libër i ri
Dy kryevepra të filozofisë botërore, “Apologjia e Sokratit" dhe "Simpoziumi" nga filozofi i antikitetit Platon, kanë rravguar në shqip përmes gjuhës së Lazër Radit, që e kthen imazhin e filozofit më të madh të të gjitha kohërave, Sokratin, në një veshje kuptimore të perceptueshme për të gjitha nivelet e leximit.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Botimet Jozef | |
| ISBN | 9789928317384 | |
E veçanta e këtij përkthimi është se ka substancën e një gjuhe të përpunuar filozofike, aq sa ta bëjë të dallueshme duke ringjallur skenat e mëdha të Akademisë dhe teatralitetin filozofal të Greqisë antike. Stili akribik i Radit është menduar në një plan të detajuar, për t'iu shmangur semiotikës polivalente aq sa është e mundur prej ambiguitetit që rezervon kjo gjuhë. Shmangia e lokucioneve dhe e sintetizmit të tepruar morfologjik e dallojnë përkthimin e një teksti filozofik nga letërsia. Dhe vetëm ata që e njohin shkrimin e letërsisë, mund të krijojnë një tekst filozofik qoftë edhe në përkthim, duke i rezistuar epshmërisë së mendimit më të lartë filozofal që kulmon te "Apologjia" dhe "Simpoziumi”. Ardhja në shqip e Platonit fillimisht më 1993, mund të quhet edhe si fillim i erës së filozofisë perëndimore në literaturën shqipe. Lazër Radi një nga personalitetet e ringjalluara të viteve '30, diplomuar në Romë për jurisprudencë në vitet '40, e justifikon famën e atyre viteve, sikur t'i mbetet edhe vetëm përkthimi magjistral i Platonit.
Leka Ndoja
Ardhja në shqip e Platonit, ishte misioni më i madh shpirtëror i Lazër Radit. Mbas një gjysëm shekulli diktaturë, ai ishte i bindur se shoqëria shqiptare ishte përballë një kataklizme të thellë të bjerrjes së vlerave; ndaj ai u shfaq me veprën e Platonit, si me një dorë hyjnore ndaj krejt atyre që luanin, të çoroditur, buzë greminës...
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 320 |
| ISBN | 9789928317384 |
| Viti i Botimit | 2020 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
Ky është libri i parë në fushën e kuptimit dhe mënyrës së ndërtimit të shtetit. Është teksti që nisin të gjitha teoritë politike për shtetin dhe organizimin e tij. Kryevepra e Platonit vjen në shqip përmes përkthimit për herë të parë nga origjinali, nga greqishtja, duke dhënë garanci te lexuesi për cilësinë dhe konceptet
Dituria dhe përvoja e madhe e jetës, e ngarkuar me ngjarje të jashtëzakoshme që nga vdekja e Sokratit, demokracia e Athinës, ngritja dhe rënia e saj, konfliktet civile dhe padrejtësitë, arroganca e pushtetit, besimi dhe pasuria, edukimi dhe ligjet, shpirti dhe virtyti – janë shqetësimi i madh i Platonit në veprën e vet. Dhe mbi të gjitha krijimi i Qytetit...
Detyra ime është t’u tregoj se virtytet nuk i blejnë dot me para, por paratë dhe mirësia e njeriut tohen duke pasur virtyte. Në qoë se mendoni që këto që ju thashë janë gabim dhe ju sjellin të rinjve dëme, atëherë mund ta quaj veten fajtor. Por po doli ndonjëri prej jush e thotë se ti nuk na ke mësuar diçka të tillë, atëherë ai gënjen.” Në këtë vepër...
Kjo vepër e shkruar me qëllimin se si duhet të jetë një republikë ideale, për vite me radhë ka qenë burim i pashtershëm për shumë sisteme dhe bazë në formimin e strukturës së republikës moderne. Në dialogët e shumta të Sokratit me nxënësit e tij, Platoni shkruan me mjeshtëri për domosdoshmërinë e parimeve themelore si drejtësia dhe ligjet në themelimin e...
Mbi librin Platoni nuk është, siç thuhet, një idealist. Bota e Platonit nuk është aspak një ëndërr; përkundrazi, e fortë si një diamant ajo është gjithmonë e pandryshueshme. Është jeta jonë ajo që i ngjan një ëndrre; sepse kujtimet tona janë si hije të zbehta. Alain