Tefta Tashko Koco dhe koha e saj View larger

Tefta Tashko Koco dhe koha e saj

Eno Koço BDI0187

New product

Përshkrim i shkurtër

Sopranoja Tefta Tashko Koço, ndër figurat e rëndësishme të interpretimit vokal, me zërin e bukur dhe autentik, gjatë karrierës së shkurtër shpalosi një talent të jashtëzakonshëm të muzikës lirike qytetare shqiptare dhe një repertor të pasur të muzikës operistike klasike. Lindur në Egjipt në 1910, e formuar artistikisht në Paris dhe Romë, bilbili shqiptar që i dhuroi emocione të papërshkrueshme publikut të epokës, do të ndahej nga jeta në moshë shumë të re, duke lënë një boshllëk të thellë në kulturën dhe artin shqiptar.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9992747110

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Libri Tefta Tashko-Koço dhe koha e saj, na sjell dëshmi gojore, shënime kritike, letërkëmbim,biografi, diskografi, fotografi, programe koncertesh, etj. "Enthuziami i vullgut harriti në kulmin e tij kur këndoj zonjusha Tefta këngën Shqipe të mallëngjyeshme të Muços së gjorë e të mirënjohur në popullin "Shqiptar Bilbil, o i mjeri bilbil". Talenti i saj u çfaq menjëherë madhështor e impozant dhe populli, i cili e kish dëgjuar edhe tjetër herë këtë këngë, mundi të çmonjë edhe më tepër mjeshtërinë e artistes sonë, që aqë bukur e me aqë shije e ëmbëlsi e këndoj këtë këngë." Kr. Floqi, Diana, 24-XII-1935, f. 11. "Ay zë i ëmbël, i pasur, i fuqishëm, me timbrin e kulluar si uji i atij krojit që zbret nga mali, kishte një suplesë në nuancat më të holla, një vetsundim në pasazhet më të vështira, një kumbim të thekshëm në notat më të larta, që të linin të mahnitur. Përmbi përsosjen teknike ishte shpirti i artistes që frymëzonte ekzekutimin e çdo copës së programit dhe i jepte zërit gjithë atë fuqi shprehjeje që kishte vënë auktori në veprën e tij. këngëtorja çkrihej në valat herë të lehta, herë të furishme, herë tronditëse, dhe herë përkëdhelëse të harmonisë muzikale dhe kështu bëhej e zonja të interpretonte po me atë sukses arie të lehta e gazmore si "te quiera" dhe pjesë operash ku fuqia e shprehjes arrin kulme të pakapërxyershme." Tajar Zavalani, Shtypi, 27 shkurt 1938, f. 3. "Në fakt zojusha Tashko asht nji e palodhëshma e artit zanor të Shqipnis; ajo u bjen mes për mes qendravet të mëdhaia të Shqipnis si nji paralajmëtare e njij jete të re zhvillimi shpirtnor të popullit tonë; dhe kudo kanga e saj u prit me simpatinë ma të ndime." S. S., Drita, 17 shkurt 1938, f. 2.

Data sheet

pages256
ISBN9992747110
RedaktoriNasi Lera
Published year2000
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë