Rasputini - Besimi, fuqia dhe fundi i Romanoveve View larger

Rasputini - Besimi, fuqia dhe fundi i Romanoveve

Douglas Smith A-008856

New product

Përshkrim i shkurtër

Rasputini nuk është vetëm një biografi përfundimtare e një njeriu të jashtëzakonshëm dhe legjendar, por një portret magjepsës i muzgut të Rusisë Perandorake, teksa ajo po shkonte drejt katastrofës.

More details

11084 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart
ISBN9789928341488

3 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Njëqind vite pas vrasjes së tij, Rasputini vazhdon të ngacmojë imagjinatën popullore të personifikimit të së keqes. Biografitë, romanet dhe filmat e shumtë rrëfejnë ngritjen e tij misterioze në pushtet si i besuari i Nikollës dhe Aleksandrës dhe si mbrojtës i trashëgimtarit të sëmurë të fronit rus. Shthurja dhe ndikimi i keq politik i tij janë material i legjendës, ndërkohë që mbi të është hedhur përgjegjësia e rënies së dinastisë Romanov.

Por, siç tregon historiani Douglas Smith, historia e vërtetë e jetës dhe vdekjes së Rasputinit ka mbetur e mbështjellë me mite. Si një vepër e re, e madhe, që kombinon studimin hulumtues dhe stilin e fuqishëm të të treguarit, libri Rasputini ndan faktet nga trillimet për një prej figurave më tërheqëse të historisë. Duke u mbështetur në një mori dokumentesh të harruara, të nxjerra nga arkivat në shtatë vende, Smith prezanton Rasputinin me gjithë kompleksitetin e tij – njeri i Zotit, zëri i paqes, subjekt besnik, kurorëshkelës, pijanec.

VLERËSIME

“Ky rrëfim për jetën e Rasputinit, i shkruar mjeshtërisht dhe i hulumtuar me detaje, është më i miri, më i ploti dhe më i sakti që kam lexuar ndonjëherë. Hap pas hapi, ditë pas dite, javë pas jave, Douglas Smith tregon historinë, që nga fillimet e tij modeste, përmes periudhave të sjelljes së pahijshme seksuale, deri në fundin e tij të dhunshëm. Ai përshkruan se si një fshatar u bë ‘miku ynë’ për perandorin dhe perandoreshën e fundit të Rusisë. Ai shpjegon se përse kjo varësi pati një kosto të tmerrshme për çiftin perandorak, për fëmijët e tyre, për Rusinë dhe për botën e shekullit të njëzetë. Lexuesit do të fillojnë ta lexojnë, ndoshta duke menduar se kjo është një histori e pamundur për t’u besuar. Ata do të vijojnë të lexojnë më tej, sepse rrëfimi magjepsës i Douglas Smith-it duhet besuar. Dhe sepse kështu ka ndodhur.”

Robert K. Massie, autor i "Catherine the Great"

***

“Një studim i mrekullueshëm. Ekzaminimi shterues dhe shkencor i Dagllas Smithit për një mori provash të reja dhe të pavërejtura më parë, varros përfundimisht mitin e vjetër e të lodhur të ‘murgut të çmendur’ dhe, me të drejtë, e pozicionon Rasputinin si një figurë vendimtare në historinë e vonë të Perandorisë Ruse.”

Helen Rappaport, autore e “The Romanov Sisters: The lost lives of the daughters of Nickolas and Alexandra”

***

 “Për studimin e tij gjithëpërfshirës deri në shkallën më të lartë, Dagllas Smith ka gërmuar në arkiva të pastudiuar më parë, ka ndjekur pista të pashpjeguara më parë dhe të lidhura me pika në të gjithë hapësirën ruse. Janë pika gjaku. Rasputini zbulon karakterin e vërtetë të njeriut, pa minimizuar qëndrimin e tij të dëmshëm ndaj Romanovëve të pafat.”

Ken Kalfus, autor i “The Commissariat of Enlightenment”

***

“Është e vështirë të imagjinohet një figurë tjetër historike e ngarkuar me mite sa Rasputini. Dagllas Smith zbulon rrëfenjën komplekse të Rasputinit në detaje të paprecedente, se si ai ishte një lloj përbindëshi tek i cili do të vareshin të gjitha të këqijat e një Rusie në shpërbërje. Në këtë proces, Smith ekspozon me forcë verbërinë e habitshme të klasës sunduese, që e bëri fundin e saj tragjik dhe të pashmangshëm. Një libër i shkëlqyer.”

Rosemary Sullivan, autor i “The Stalin’s Daughter: The Extraordinary and Tumultuous Life of Svetlana Alliluyeva”

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
pages848
ISBN9789928341488
Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiQemal Shkurti
I ri1